Ushtrimi 7.1. – Muri i heshtjes

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 7.1. – Muri i heshtjes
Objektivi mësimor Nxënësit ndërgjegjësohen lidhur me konceptet e tyre për demokracinë.
Burimet Tabelë e fiksuar në mur dhe shënjuesit (për grupet me nga pesë veta).

Procedura

  1. Nxënësit formojnë grupe prej pesë vetash. Çdo grup është ulur në gjysmërrethi, përballë   një tabele të vendosur në mur. Atyre u kërkohet të shkruajnë, në heshtje dhe brenda një kohe të caktuar, një temë të tipit: «Demokracia është…»
  2. Nxënësit u përgjigjen fjalive ose fjalëve të shkruara që më parë.
  3. Pasi afati kohor për shkrimin në afishe mbaron, çdo nxënës zgjedh dhe lexon me zë një fjali që  nuk e ka shkruar vetë. Nxënësit ndajnë rezultatet e tyre në klasë.
  4. Mendimet  plotësojnë pjesët e mëposhtme:
  • «Unë kam mësuar…»
  • «Unë kam zbuluar…»
  • «Unë do të doja të diskutoja…»

Variacion

Nxënësit, në vend që të përdorin afishen e varur në mur, ulen rreth një tryeze shkrimi mbi një tabak të madh letre.

Informacione të përgjithshme

«Muri i heshtjes» është një metodë që nxit lindjen e ideve dhe  mund të përdoret në fillim të një veprimtarie mësimore, sidomos për koncepte kyçe të tilla si: demokracia, diktatura, drejtësia, paqja, arsimi, barazia, liria etj.

Kjo metodë mbështet nxënësit që janë të ndrojtur ose që duan pak  kohë për t’u menduar me kujdes, para se të thonë diçka. Nxënës të tillë, zakonisht ndihen në një pozitë më të ulët se të tjerët,  sepse e kanë të vështirë të flasin dhe të përballen me mjedisin e klasës.