Instrumenti 8: Hartat mendore

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 8: Hartat mendore

Një hartë mendore ju ndihmon të organizoni mendimet tuaja. Këtë do të thotë termi fjalë për fjalë. Hartat mendore mund të jenë të dobishme në shumë situata të ndryshme, kur ju duhet të mendoni për një temë të veçantë: grumbullimi i ideve, përgatitjet për një prezantim, planifikimi i një projekti etj.

Shikoni në hartën mendore më poshtë:

  • Cilat janë kategoritë kryesore? Cilat janë nënkategoritë?
  • A do të shtonit ju terma të tjerë? Nëse po, cilat?

Udhëzime për krijimin e një hartë mendore

  • Shkruani emrin e temës suaj në mes të copës së letrës dhe vizatoni një rreth përreth saj. Përdorni letër të madhe.
  • Vizatoni disa vija të trasha që nisin nga qendra e rrethit dhe vazhdojnë jashtë tij. Në çdo linjë, shkruani emrin e një nëntemë të lidhur me temën kryesore në mes.
  • Nga linjat e trasha, ju mund të vizatoni viza më të holla shtesë që përfaqësojnë nënkategoritë ose pyetjet e lidhura me nëntemën e shkruar në vijën e trashë.
  • Përpiquni të gjeni sa më shumë terma të ndryshëm që të mundeni dhe vendosini ato në kategoritë e sakta. Ju mund të përdorni madhësi shkrimi, simbole dhe ngjyra të ndryshme.

Krahasoni hartën tënde mendore me ato të shokëve të klasës

  • Çfarë vini re?
  • Në çfarë aspektesh janë të ngjashme hartat tuaja mendore?
  • Në çfarë aspektesh ato janë të ndryshme?
  • Cilat janë termat/konceptet  më të rëndësishme?
  • A ka kuptim organizimi i nënkategorive?
  • A mungon ndonjë gjë e rëndësishme?
  • Çfarë do të bëni ndryshe herën tjetër?