KAPITULLI 4: KONFLIKTET – Rregulla që ndihmojnë për të zgjidhur konfliktet

Living Democracy » Textbooks » KAPITULLI 4: KONFLIKTET – Rregulla që ndihmojnë për të zgjidhur konfliktet

Kapitulli 4: Koncepti kyç – “Konfliktet” (për arsimin fillor)

Informacion për mësuesit: Zgjidhja e konflikteve në nivelin e shkollën fillore

Jeta e përditshme në shkollën fillore na jep shumë shembuj të situatave konfliktuale. Shumica e konflikteve bazohen në qëndrimet e përgjithshme të nxënësve ose në paaftësinë e tyre për të përballuar presionin. Shembuj të situatave konfliktuale janë:

  • marrje  ose fshehje e gjërave të dikujt;
  • shtyrje ose prekje pa dashje;
  • lojëra nervash me njëri-tjetrin;
  • nuk i lë të qetë shokët e tjerë të klasës;
  • ngacmime të ndërsjella;
  • forma të rënda ngacmimesh si rrahje ose dhunë/abuzim emocional. fizik.

Nxënësit në këtë moshë, për zgjidhjen e konflikteve, përdorin strategji të ndryshme nga ato që përdorin të rriturit. Strategjitë  ndryshojnë në varësi të moshës së nxënësve të shkollave fillore. Më të vegjlit kanë prirjen për të zbatuar strategji të tilla, si: reagime fizike (duke goditur etj.), reagime agresive, zënka me zë të lartë, duke thirrur një të rritur për ndihmë, duke u larguar nga skena e konfliktit, duke hequr dorë dhe tërhequr, duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë ose me një gjest simbolik (një shtrëngim duarsh, një dhuratë etj.).

Nxënësit më të rritur të shkollave fillore (mosha 10 vjeç e lart) kanë prirjen të përdorin strategji të ndryshme në zgjidhjen e konflikteve të tilla, si: duke injoruar konfliktin, duke folur me njëri-tjetrin, duke kërkuar një zgjidhje në interes të përbashkët që merr parasysh të dyja qëndrimet, duke kërkuar kush ka të drejtë, për rrjedhojë kush ka “fituar,  si dhe duke negociuar derisa të gjithë të përfshirët në të, të mbeten të kënaqur me zgjidhjen.

Ekspertët bëjnë dallimin ndërmjet tre llojeve kryesore të zgjidhjes së konflikteve:

  • zgjidhja fizike e konfliktit;
  • zgjidhja e njëanshme e konfliktit (duke e bërë një veprim “sikur nuk ka ndodhur”, pajtim me gjeste simbolike ose me dhurata);
  • zgjidhja konflikteve përmes bashkëpunimit (reflektimi ose aftësia për të parë dy këndvështrime).

Mësimet në këtë kapitull i marrin parasysh  këto strategji për zgjidhjen e konfliktit dhe janë të bazuara në njohuri të psikologjisë zhvillimore. Ato janë një element kyç për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë të kuptuarit e problemeve individuale si dhe ato të përbashkëta dhe konfliktet, duke i ndihmuar ata të mësojnë të bëjnë dallimin midis të mirave publike dhe të mirave private. Zgjidhja e problemeve do të ndikojë në një grup më të gjerë njerëzish, nëse ato i përkasin kategorisë së problemeve ose konflikteve të përbashkëta dhe, në të njëjtën mënyrë, zgjidhja e një problemi ose konflikti individual duhet të ndikojë vetëm individin dhe jo në dikë tjetër.

Në shkollën fillore, konfliktet si ato të përshkruara më sipër, shpesh mund të lindin për shkak të infrastrukturës (nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme), gjinisë (marrëdhëniet vajzë-djalë), punës së përbashkët (shpejtësi të ndryshme në punë, nivele të ndryshme etj.) ose si pasojë e sjelljes sociale (nuk e lejon dikë të mbarojë së foluri etj.). Kur zhvillohen këto katër mësime rreth konfliktit, mësuesi duhet të jetë i vetëdijshëm se trajtimi i gjërave që nuk shkojnë mirë në klasë nuk është e  mundur të realizohet në vetëm një mësim. Pavarësisht nga mënyra e formulimit dhe e miratimit të rregullave të klasës ose rregullave të komunikimit, problemet dhe konfliktet mundet të ndodhin përsëri. Prandaj, konfliktet dhe zgjidhja e tyre, si dhe  ndërgjegjësimi për problemet që mund të ndodhin në jetën e përditshme shkollore,  duhet të trajtohet në vijimësi. Vetëm nëse nxënësit bëhen pjesëmarrës aktivë në diskutimin e krijimit të rregullave, ata do të jenë në gjendje të identifikohen me to.

Qëllimi i edukimit për qytetari demokratike është të mbështesë zhvillimin e kompetencave në tri fusha. Ky kapitull  ka profilin e mëposhtëm të kompetencës:

Kompetenca në …
… analizë dhe gjykimin politik … përdorimin e metodave … vendimmarrjen dhe veprimin politik
*** *** ***
Mbështetja me mjete
Në këtë kapitull do të përdoren mjetet e mëposhtme nga kutia e mjeteve të nxënësit. Mësuesi duhet të vendosë nëse disa ose të gjithë nxënësit kanë nevojë për përgatitje shtesë që të jenë në gjendje të punojnë me këto mjete.
0 Hulumtim në biblioteka
0 Hulumtim në internet
0 Kryerja e intervistave dhe sondazheve
0 Interpretimi i imazheve
X Harta mendore
0 Krijimi i posterave
0 Ekspozita të përbashkëta
X Planifikimi dhe paraqitja e prezantimeve
0 Përgatitja e sliderave me projektor ose një prezantim në PowerPoint
0 Shkrim artikuj gazetash
0 Vënia e një shfaqjeje në skenë
X Debate të përbashkëta

 

Kapitulli 4: KONFLIKTET

Rregullat ndihmojnë në zgjidhjen e konflikteve
Zgjidhja e konflikteve në arsimin fillor

Titulli i mësimit Objektivat e mësimit Detyrat e nxënësve Burimet Metodat

Mësimi 1:

Çdo gjë është në rregull! Vërtet?

Nxënësit:

– zhvillojnë kuptimin rreth të mirave publike dhe private

– identifikojnë problemet në klasën e tyre.

Nxënësit grumbullojnë problemet (në një hartë mendore, imagjinare) dhe i klasifikojnë ato në kategoritë e problemeve të përbashkëta dhe ato individuale. Copa të vogla letre, lapsa, informacione rreth dy kategorive të problemeve Punë individual, diskutim plenar

Mësimi 2:

Kjo është mënyra si e bëjmë ne

Nxënësit:

– reflektojnë rreth mekanizmave të tyre të zgjidhjeve të konflikteve dhe

– zhvillojnë kuptimin për këndvështrime,  personalitete e sjellje të ndryshme.

Nxënësit japin mendimet e tyre në lidhje me problemet dhe japin propozime për zgjidhje. Tabelë, lapsa. Punë në grupe.

Mësimi 3:

Një listë me ide

Nxënësit:

– mësojnë si të formojnë argumente në një debat;

– praktikojnë mbështetjen e qëndrimeve pro dhe kundër në diskutime;

– kuptojnë funksionimin e shumicës.

Nxënësit paraqesin propozimet e tyre për zgjidhje dhe vendosin një liste rregullash të përbashkëta në klasë. Tabelë, lapsa. Diskutim plenar.

Mësimi 4:

Kontrata jonë e rregullave

Nxënësit:

– zhvillojnë kuptimin e përbashkët;

– mësojnë  si të identifikohen me një marrëveshje të formuluar në mënyrë të përbashkët.

Nxënësit shkruajnë rregullat e përbashkëta dhe e nënshkruajnë me emrat e tyre. Ata diskutojnë mekanizmat për kontrollin dhe për pasojat e mundshme. Tabelë, lapsa. Diskutim plenar.