Fleta e punës e nxënësit 2.3: Si do të vendosni? Çështje për studim dilemash

Living Democracy » Textbooks » Fleta e punës e nxënësit 2.3: Si do të vendosni? Çështje për studim dilemash

1. Kjo nuk është plehra ime

Plehrat kanë qenë një problem i madh në shkollën tuaj. Janë zhvilluar diskutime dhe disa klasa kanë shkruar disa rregulla në një tabelë të madhe dhe, solemnisht, i nënshkruan ato – ne duam që shkolla jonë të jetë një vend i pastër, miqësor dhe ne do t’i depozitojmë plehrat tona në një nga shumë kazanët e mbeturinave në shkollë. Ju e keni marrë këtë iniciativë shumë seriozisht, sepse nuk ju pëlqen të përzieni me plehrat e njerëzve të tjerë.

Gjatë pushimit të drekës, ju hasni një grumbull qese letrash, lëkura frutas dhe një picë, gjysmë të ngrënë, në oborrin e shkollës – tamam ngjitur me një kazan mbeturinash bosh. Shumë nxënës janë përreth, por ju nuk e dini nëse ata janë përgjegjës për rrëmujën. Çfarë do të bëni? Do e merrni hedhurinën – apo do ta lini atë në tokë?

2. Miku im më i mirë – një shpërndarës

Shoku më i mirë është i dyshuar se ka shpërndarë drogë në ambientet e shkollës. Ti e di se dyshimet janë të sakta. Drejtori i shkollës është seriozisht i shqetësuar për këtë çështje, pasi ai dëshiron që të mbrojë nxënësit, veçanërisht të rinjtë. Përveç kësaj, ai nuk dëshiron të shohë raportime në media. Ai e di se ju jeni miq, dhe ju kërkon të shkoni në zyrën e tij.

Nëse ju tregoni se çfarë dini, shoku juaj do të duhet të largohet nga shkolla dhe mund të merret në gjykatë. Nëse ju nuk jepni dëshminë, ju po thyeni ligjin dhe mund të futni veten në telashe. Në këtë situatë, një kompromis nuk është i mundur. Ose i tregoni drejtorit se çfarë dini ose nuk e bëni.

Situata bëhet edhe më e komplikuar, sepse ju nuk e dini se çfarë do të bëjë miku juaj. A do të heshtë ai? Apo ai mundet edhe të rrëfejë, nëse i ofrohet një dënim më i butë?

3. Miku im dëshiron të kapë trenin

Është ora 06:00 në një mëngjes të ftohtë dimri. Ju e kaluat testin e shoferit tre muaj më parë dhe nuk keni bërë ende shumë praktikë. Tani ju jeni duke çuar mikun tuaj në stacionin hekurudhor. Para se të niseni, ju duhet të hiqni një shtresë akulli nga xhami i përparmë dhe pastaj duhet të ndaloni në një pikë karburanti në rrugë.

Jeni me vonesë. Stacioni është 3 km larg dhe shoku juaj duhet të kapë trenin për 10 minuta. Atij i nevojitet të blejë një biletë.

Kufiri i shpejtësisë është 50 km/h, siç është e zakonshme në qytet. Me aq sa mund të shihni ju, rruga është bosh. Miku në makinë ju nxit: “Hajde jepi pak më shpejt,”  Çfarë do të bëni?

4. Cilat banane të blej?

Ju dëshironi të blini disa fruta në një supermarket. Dy lloje bananesh janë në shitje; të dyja duken të jenë me cilësi të mirë – ato janë të pjekura dhe në gjendje të përsosur. Një grumbull bananesh është pak më i lirë se të tjerat. Ato më të shtrenjtat kanë një etiketë “Blerje të ndershme”, dhe një broshurë informacioni ju tregon se një sasi e caktuar e shumës që ju paguani do të shkojnë direkt për të mbështetur fermerët e vegjël jashtë shtetit. Ata kanë nevojë për kapital për të zhvilluar plantacionet e tyre të bananeve – sipas standardeteve tona, një sasi shumë modeste. Cilat banane do të blini ju?