Ushtrimi 4.3. – Të vërteta dhe të rreme

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 4.3. – Të vërteta dhe të rreme
Objektivat mësimore

Nxënësit bëhen të vetëdijshëm për stereotipat dhe i vlerësojnë ato në mënyrë kritike. Ata e  kuptojnë se thjeshtëzimet dhe stereotipat na ndihmojnë të përballemi me botën e koklavitur në të cilën jetojmë.

Nxënësit zhvillojnë aftësitë për të dhënë gjykime dhe për të marrë vendime. Në këtë mënyrë, ata nxiten të zhvillojnë qëndrimin kritik.

Burimet Nga klasa nxirren bankat dhe karriget. Në anët e kundërta të klasës përcaktohet një hapësirë «e vërtetë» dhe një «e rreme».

Procedura

  1. Nxënësit qëndrojnë në mes të dhomës. Mësuesi lexon një varg pohimesh të vërteta dhe  të rreme rreth burrave, grave, kombësive të ndryshme etj.
    Nxënësit, duke reaguar për çdo pohim, shkojnë në njërin cep apo në tjetrin, në përputhje me çka besojnë që është e vërtetë apo e rreme.
    Nxënësit që nuk kanë asnjë mendim të qëndrojnë në mes.
  2. Mësuesi i fton nxënësit të shpjegojnë zgjedhjet e tyre.
    Mësuesi jep përgjigjen e saktë. Është thelbësore që ky hap të mos harrohet.
  3. Nxënësit reagojnë ndaj informacionit të mësuesit. Ky i nxit ata të shpjegojnë se si i kanë perceptuar të tjerët, veçanërisht,  në qoftë se këto perceptime kanë dalë të pasakta.

Shtojcë

Nxënësit analizojnë mënyrën në të cilën media trajton çështjet që kanë të bëjnë me pakicat, gjininë, dhunën etj. Ata identifikojnë shembujt e stereotipave, paragjykimeve, cektësisë apo gjerësinë dhe të gazetarisë hetuese. Nxënësit përpiqen të ndreqin informacionin që besojnë se është i gabuar ose i paplotë.