Ushtrimi 8.4. – Ide për konfliktin dhe paqen

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 8.4. – Ide për konfliktin dhe paqen
Objektivat mësimore

Nxënësit mund të përcaktojnë konceptet e mosmarrëveshjeve dhe të paqes.

Nxënësit mund të shpjegojnë se cilat mosmarrëveshje mund të zgjidhen dhe cilat jo.

Burimet Letra me figura shpjeguese dhe shënjues me ngjyra.

Procedura

  1. Te një nga fletët shkruhet fjala «KONFLIKT».Nxënësve u jepen dy detyra për nxitjen e mendimit.a. Ata hedhin me shkrim sa shumë shprehje ose fjalë që kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet që vijnë në mendje.

    b. Ata shtojnë fjalët kyçe që kanë lidhje me situatat e mosmarrëveshjeve.

    Kjo pjesë kryhet në heshtje, pa bërë komente.

  2. Kur nxënësve u shterojnë idetë, në fletën tjetër shkruhet fjala «PAQE». Ndiqet e njëjta procedurë.
  3. Klasa diskuton përfundimet.
  4. Nxënësit, në bashkëpunim me mësuesin klasifikojnë konfliktet në disa tipa:
  • Konflikte  që mund të zgjidhen
  • Konflikte  që nuk mund të zgjidhen.Zgjidhja e konflikteve pa humbës (shih Ushtrimin 8.1.) shpesh herë është e mundur vetëm nëpërmjet kompromisit. Kjo vepron kur, për shembull, burimet e pakta duhet të ndahen në mënyrë të drejtë. Nëse torta është e vogël dhe çdo person merr nga një pjesë të vogël të barabartë, unë mund ta pranoj zgjidhjen edhe sikur të mbetem i uritur. Por, nëse ndodh ndonjë përplasje vlerash dhe bindjesh fetare, atëherë kompromisi vështirë se është i mundshëm. E nëse një konflikt shkaktohet nga ndarjet etnike ose racore, ekziston rreziku i dëbimit ose i shfarosjes fizike të anëtarëve të një asaj pjese të popullsisë. Sa më e mençur të jetë qasja ndaj konflikteve, aq më e madhe është edhe mundësia për ta zgjidhur atë me marrëveshje, kompromis dhe pa dhunë. Zgjidhja me mend e konflikteve kërkon që palët të bëjnë dallimin mes çështjes dhe kundërshtarit dhe të respektojnë dinjitetin e kundërshtarit njerëzor në lidhje me të drejtat e njeriut.

Zgjerim

Nxënësit ilustrojnë situata të ndryshme të paqes dhe konflikteve nëpërmjet vizatimeve  ose artikujve e fotove nga shtypi.