Mësimi 3: Kjo është stema jonë e simboleve (stema e simboleve pjesa II)

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 3: Kjo është stema jonë e simboleve (stema e simboleve pjesa II)

Ne jemi të fortë si grup, sepse jemi individë

Objektivat e mësimit Nxënësit bëhen të vetëdijshëm për potencialin e tyre individual dhe pikat e forta që sjellin në grup. Ata bien dakord për një emër dhe moton për grupin.
Detyrat e nxënësve Në grupe me nga katër, nxënësit shpjegojnë simbolet e tyre vetjake për anëtarët e tjerë të grupit. Ata krijojnë një stemë të përbashkët të simboleve dhe bien dakord për një emër, një moto dhe një simbol të përbashkët për të. Nxënësit paraqesin stemat e simboleve të tyre para klasës.
Burimet Kopje të stemës së simboleve nga mësimi i mëparshëm, lapsa me ngjyra, zamkë.
Metodat Punë në grupe (katër nxënës në grup) dhe prezantimi në grup.

Përshkrimi i mësimit

Në vijim të  mësimit 2, nxënësit diskutojnë për simbolet që kanë krijuar dhe diskutojnë mendimet e tyre për to. Mësuesi i kërkon nxënësve të kryejnë detyrat e mëposhtme:

  • Shpjegoni simbolin(et) tuaj për anëtarët e grupit;
  • Ngjitni të gjitha pjesët e simbolit (simboleve) në stemën tuaj të simboleve;
  • Gjeni një simbol të përbashkët për grupin tuaj (në mes), një moto për idetë tuaja (flamuri më i lartë) dhe një emër për grupin tuaj (flamuri i poshtëm).

Mësuesi duhet t’u tregojë nxënësve se vendimet duhet të merren së bashku, në mënyrë që të gjithë të mund të identifikohen me vendimin që kanë marrë.
Stemat e simboleve të përfunduar paraqiten në seancë plenare nga një anëtar i grupit dhe shfaqen në mur, së bashku me gjithë të tjerët.