1. Hulumtim në biblioteka

Living Democracy » Textbooks » 1. Hulumtim në biblioteka

Në biblioteka ju mund të gjeni shumë informacion që ju nevojitet kur studioni një temë. Për të përdorur  këtë informacion, ju duhet të jeni në gjendje të zgjidhni pjesët më të rëndësishme. Lista e mëposhtme mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim.

1. Cili është qëllimi im?

  • Çfarë jam duke krijuar? Si duhet të jetë produkti përfundimtar? A duhet të jetë një prezantim? Një raport? Një poster?
  • Ju do të duhet të shikoni për lloje të ndryshme informacioni, në varësi të qëllimit tuaj të punës. Për të bërë një poster, ju duhet të gjeni foto që mund t’i siguroni nga revista; për një raport ju duhet të gjeni informacion të saktë në lidhje me temën.

2. Çfarë informacioni më duhet mua?

  • Shkruani çdo gjë që dini në lidhje me temën (një hartë mendore mund t’ju ndihmojë shumë).
  • Shkruani çdo gjë që dëshironi të dini në lidhje me temën (nënvizoni pikat në hartën tuaj mendore). Përcaktoni pikërisht atë aspekt të temës për të cilën ju dëshironi të dini. Në varësi të produktit tuaj përfundimtar, ju mund të keni nevojë të përcaktoni mjaftë aspekte ose vetëm disa syresh.

3. Si mund të gjej informacion dhe si mund ta organizoj atë?

  • Shikoni nëpër libra, revista, filma etj., që keni gjetur në bibliotekë dhe vendosni nëse ata mund t’u përgjigjen pyetjeve që u kërkohen. Ndihmën e nevojshme mund ta gjeni duke kërkuar nëpër indekset ose tabelat e përmbajtjes.
  • Në një fletë të veçantë, shënoni titullin e librit dhe numrin e faqes ku keni gjetur informacionin. Ju gjithashtu mund të shënoni faqen me një libërshënues ose letër që ngjitet.
  • Mund të gjeni të dobishme edhe faqet e fotokopjuara. Ndërkohë, mos harroni të shënoni titullin e librit që fotokopjohet.
  • Shikoni fotografi të ndryshme nga revistat. Bëni fotokopjet e tyre ose shënoni faqen me një libërtregues.
  • Nëse përdorni një film, shikojeni filmin dhe ndaloheni atë sa herë ndodh diçka interesante.
  • Mblidhni materiale dhe i vendosni të gjitha bashkë në një dosje plastike.
  • Theksoni informacionet më të rëndësishme.
  • Me fjalët tuaja, shkruani informacionin më të rëndësishëm në lidhje me temën në  një letër A4.

4. Si mund ta paraqesim informacionin?

Ju mundeni, për shembull:

  • Të bëni një poster;
  • Të organizoni një ekspozitë;
  • Të mbani një fjalim;
  • Të krijoni disa slajdera projektori;
  • Të shkruani një artikull gazete;
  • Të tregoni një klip video.

5. Si mund të vlerësoj hulumtimet e mia?

  • A e keni mësuar ndonjë gjë të re?
  • A gjetët sa duhet informacion të vlefshëm?
  • Cilat hapa shkuan mirë në kërkimin tuaj? Çfarë ishte e vështirë?
  • Çfarë do të bëni ndryshe herën tjetër?