2 – Fletë pune 2: Përse metoda tradicionale e mësimdhënies nuk është e mjaftueshme, çfarë të mëson mësuesi ndryshon nga ajo çfarë mësohet nga nxënësi dhe ajo që mësohet nga nxënësi ndryshon nga ajo që zbatohet në jetën reale.

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 2: Përse metoda tradicionale e mësimdhënies nuk është e mjaftueshme, çfarë të mëson mësuesi ndryshon nga ajo çfarë mësohet nga nxënësi dhe ajo që mësohet nga nxënësi ndryshon nga ajo që zbatohet në jetën reale.

Mësuesit që janë trajnuar përgjatë linjave tradicionale të mësimdhënies priren të mbivlerësojnë ndikimin e mësimit me anë të të folurit “Ajo çfarë thuhet – mësohet“. Kjo pikëpamje është veçanërisht e zakonshme ku mësuesit shpesh përballen me kurrikula të mbushura me  dije të shumta  e komplekse. Atëherë duket se joshesh dhe jep mësim në mënyrën që të duket më e shpejtë dhe më efikase mësuesi jep leksione, nxënësi dëgjon dhe një mësues i historisë mund të mendojë, “Tani unë e mbarova shekullin e 20“.
Por, a mësojnë nxënësit vetëm duke dëgjuar leksione? Dhe a i kanë mësuar ata të gjithë ato që mësuesi  dëshirontë që ata të mësonin?

“E thëna (nga mësuesi) përkundrejt të mësuarës (nga nxënësi)

Nën këndvështrimin konstruktivist, përgjigja për këto pyetje është jo. “Të mësuarit nga mësuesi përkundrejt asaj çka nxënësi mëson vetë.” Të mësuarit është një proces individual. Nxënësit  ndërtojnë, si të thuash, sistemet e tyre individuale të njohurive. Ata lidhin atë çka dinë dhe e kanë kuptuar me informacionin e ri, duke përdorur koncepte, duke krijuar ide, duke gjykuar nën dritën e përvojës së tyre etj. Ata kërkojnë  kuptimin dhe logjikën atë çka mësojnë, ata përcaktojnë çfarë është e rëndësishme dhe ia vlen të kujtohet, dhe çfarë nuk është e tillë dhe, rrjedhimisht, mund të harrohet.
Ata gjithashtu bëjnë edhe gabime.
Një mësues që jep mësim para një audience prej 30 nxënësish duhet të jetë i vetëdijshëm se mendjet e nxënësve, prodhohen dhe integrohen rreth 30 versione të ligjëratës së mësuesit, në sistemet ekuptuarit të nxënësve strukturat njohëse, siç i ka quajtur profesori i njohur i psikologjisë Jerome Bruner.  
Por, të mësuarit nuk është vetëm ndërtimi i kuptimit, por edhe analiza e gabimeve. Nxënësit e rinj, për shembull, mund të besojnë se nata vjen sepse perëndon dielli, sepse kjo është ajo çka shohin ata. Sigurisht, mësuesit kanë të drejtë kur përpiqen të korrigjojnë këtë mënyrë të menduari. Nga këndvështrimi i nxënësit,   analizë dhe  interpretimi prej tij janë të vështira dhe ndonjëherë edhe të pakëndshme. Për këtë arsye, leksioni i mësuesit, mund të jetë pjesë e një informacioniri për një nxënës, ndërkohë që  një tjetër bëhet i vetëdijshëm për një gabim ose keqkuptim që ka nevojë të korrigjohet.
Nga një këndvështrim konstruktivist, ne duhet kësisoj të presimgabime të logjikës, të menduarit dhekeqkuptimit të informacioneve të jenë rregulli e jo përjashtimi jo vetëm mendjet e nxënësve tanë, por edhe në mendjet tona.
Për këtë arsye, rishikimi i strukturave tona njohëse është   më i ndërlikuar sesa thjesht zëvendësimi i “njohurive vjetra” me “njohuri të reja”, të cilat mësuesi mund t’i ofrojë duke ua treguar nxënësve“. Përkundrazi, ai është një proces i vazhdueshëm, që shtrihet në një  periudhë më të gjatë kohore, në të cilën grupe kontradiktore idesh dhe nocionesh konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe janë vetë nxënësit që ndërmarrin përpjekjen e analizës dhe të interpretimit e jo mësuesit.

“Të mësuarit përkundrejt zbatimit të tij në jetën reale

Mësuesit që përpiqen të korrigjojnë gabimet e nxënësve, do të shohin se thjesht, duke u treguar” atyre se çfarë është “e drejtë” shpesh nuk është e mjaftueshme. Ata përballen me problemet e mëposhtme:

  • Nxënësit nuk duket se po “dëgjojnë”: si të përballem unë me problemin se nxënësit, shpesh herë nuk i ndryshojnë idetë e tyre të gabuara, pasi atyre u janë mësuar faktet e koncepte e sakta etj?
  • Nxënësit mësojnë si papagaj“: si mund të merrem unë me problemin se njohuritë e shkollës bashkëjetojnë së bashku me një lloj të menduari naiv – me gabime në logjikë dhe në të menduar, mendime të bazuara në informacione të pasakta, në referenca të përvojës së përditshme, të cilat nxënësit nuk i lidhin së bashku? Ata i mësojnë njohuritë e tyre shkollore përmendësh, vetëm për testet dhe pastaj i harrojnë ato.

Çdo mësues i di këto probleme. Për t’i kapërcyer ato, edhe të mësuarit konstruktivist nuk është i mjaftueshëm. Nxënësit duhet të bëjnë diçka me atë që kanë mësuar. Ata duhet ta zbatojnë  atë. Për një mësues kjo do të thotë, për shembull:

  • asnjë leksion i pashoqëruar me një detyrë për t’u ndjekur;
  • të dëgjohen nxënësit, për shembull, prezantimet, për të vlerësuar procesin e tyre të të mësuarit dhe arritjet;
  • që t’i bëjë nxënësit përgjegjës për zhvillimin e tyre, për shembull, duke u caktuar mësime nëpërmjet detyrave;
  • qw duhet tw dëgjojw reagimet e nxënësve : ajo çfarë unë vlerësoj të rëndësishme është … Unë mësoj më mirë kur …

Detyra e mësimdhënësit është që të ofrojë mundësi të përshtatshme për nxënësit për të mësuar  dhediskutojë me ta për  çfarë ecën mirë dhe çfarë jo. Të mësuarit konstruktivist, duke përfshirë edhe analizën dhe interpretimin nga nxënësit si dhe zbatimi i detyrave   kërkojnë kohë. Prandaj mësuesi,  ndoshta së bashku me nxënësit, duhet të bëjë zgjedhjen se cilat janë temat që meritojnë më shumë kohë për t’u trajtuar.  “Bëj më pak, por bëjë atë mirë.”