Prospektet për nxënës 4.2: Skenarë të konfliktit

Living Democracy » Textbooks » Prospektet për nxënës 4.2: Skenarë të konfliktit

Konflikti 1

Dy fqinj nuk pajtohen me njëri tjetrin për rrethojën që ndodhet në mes të pronave të tyre përkatëse. Njëri nga fqinjët dëshiron të zëvendësojë rrethojën me një të re, meqë ai beson se rrethoja e vjetër nuk është më e mirë. Ai pret që fqinji i tij të paguaj gjysmën e çmimit të rrethojës së re. Fqinji tjetër pajtohet se rrethoja nuk është më e mirë, por ai nuk dëshiron të harxhojë para për një rrethojë të re. Ai mendon se rrethoja ekzistuese, edhe pse nuk duket në gjendje të mirë, së paku nuk e lë qenin e fqinjit që të hyjë në kopshtin e tij. Veç kësaj, atij nuk i pëlqen që fqinji i tij gjithmonë lavdërohet me gjëra të reja, më të shtrenjta.

Konflikti 2

Babai dhe nëna kanë mospajtime të thella njëri me tjetrin për mënyrën se si të reagojnë kur foshnja e tyre dyvjeçar bën shumë zhurmë brenda banesës së tyre. Babai mendon se fëmija i tyre duhet të mësohet se si të sillet, dhe se ky proces i të mësuarit duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Për më tepër, ai preferon që të ketë qetësi dhe heshtje gjatë kohës së tij të lirë, meqë puna e tij është shumë e lodhshme. Nëna mendon se nuk mund të ndalosh vazhdimisht një fëmijë dyvjeçar që të mos luaj ose qaj, sepse kjo do ta frustronte fëmijën shumë dhe do të dëmtonte zhvillimin e tij.