Mësimi 3: Zbatimi i modelit ciklik politik

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 3: Zbatimi i modelit ciklik politik

Detyrë Kërkimore

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion  jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës

Metodat : puna me projekt.

Analiza dhe gjykimi politik: përshkrimi dhe gjykimi i një procesi të vendimmarrjes politike.

Pjesëmarrja dhe veprimi: përgjegjësia, ushtrimi i lirive.

Objektivat e të mësuarit Nxënësit kuptojnë modelin ciklik të politikave dhe mund ta zbatojnë atë në çdo pjese të informacionit për vendimmarrjen.
Detyrat e nxënësve Nxënësit zbatojnë modelin ciklik të politikave për një çështje konkrete.
Materialet dhe burimet Fletët e punës së nxënësit 6.1 dhe 6.2. Gazeta.
Metoda Punë me projekt.
Koha në dispozicion 1. Puna në grup. (35 min)
2. Shpjegimi. (5 min)

Ky mësim i është përkushtuar punës në grupe. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur, dhe janë përgjegjës për punën e tyre. Prandaj nga ata pritet që të mbledhin të gjithë informacionin që kanë nevojë.

Mësuesi mund të zgjedhë që t’i mbështesë grupet, duke u dhënë disa burime informacionesh, p.sh. statistika, tekste shkollore, kopje të kushtetutës apo hyrje në internet.
Mësuesi shikon nxënësit në punë; pikat e forta dhe dobësitë duke punuar pa udhëheqjen e mësuesit – siç do t’u duhet të bëjnë pas largimit nga shkolla – tregojnë nevojat e tyre në trajnimin e aftësive.

Mësuesi kërkon nga nxënësit që të marrin pjesë në një raund të shkurtër takimi në seancë plenare. Mësuesi dhe nxënësit planifikojnë prezantimet për mësimin e ardhshëm; në qoftë se një grup nuk ka përfunduar, kjo është përgjegjësi e nxënësve për të zgjidhur problemin.

Së pari, grupi duhet të shpjegojë se pse mendojnë se nuk e kanë “mbaruar”. A ka informacion shtesë që nuk e kanë lexuar ende? Apo ata janë të pakënaqur me sasinë e pamjaftueshme të informacionit që kihin  në dispozicion?

Mundësia më e preferueshme është që ta lësh problemin si përgjegjësi e grupit. Kjo duket e vështirë, por ajo i ngjan realitetit në jetën e rritur. Mundësitë e mësimit për nxënësit janë më të mëdha se gabimet në prezantimin e tyre. Një seksion pyetje-përgjigjesh pas katër mësimesh është i nevojshëm dhe duhet të lejohet kohë e mjaftueshme për këtë. Një zgjidhje alternative do të ishte që t’u jepet nxënësve një mësim shtesë. Kjo alternativë  është më e përshtatshme në qoftë se shumica e nxënësve nuk e kanë përfunduar punën e tyre.