5.2 Parimi i diskutimit kundërshtues

Living Democracy » Textbooks » 5.2 Parimi i diskutimit kundërshtues

Cilado qoftë çështja kundërshtuese në fushën e shkencës ose politikës, ajo duhet të paraqitet si e tillë edhe në fushën e EQD/EDNJ. Ky parim lidhet ngushtë me atë të mos-indoktrinimit: nëse fshihen pikëpamjet e ndryshme dhe shpërfillen alternativat, vetë EQD/EDNJ vihet në rrugën e indoktrinimit. Klasat e EQD/EDNJ duhet të lejojnë vështirësitë, kundërshtitë, madje edhe kontradiktat. Për shembull, edhe pse të drejtat e njeriut janë universale, të drejtat individuale mund të hyjnë në konflikt me njëra-tjetrën.

Në një shoqëri pluraliste, mosmarrëveshjet, vlerat ndryshe dhe interesat konkurruese janë rregull dhe jo përjashtim. Në demokraci, debati dhe diskutimi janë mjete për zgjidhjen e problemeve dhe të konflikteve. Marrëveshjet dhe një shkallë e caktuar harmonie e arritur përmes kompromisit është rezultat i negocimit. Harmonia e arritur me anën e detyrimit, pa diskutime të hapura të çon në shtypje.

5.2.1 Zbatime praktike

NëEQD/EDNJ, mësuesi duhet të paraqesë të paktën dy pikëpamje në lidhje me çështjen në diskutim, ashtu sikurse edhe baraspeshën e duhur në trajtimin e saj.

Në diskutimet gjatë seancave plenare, mësuesi duhet tëmirëpresë pikëpamjet e ndryshme të nxënësve. Nëse një pikëpamje shprehet nga një pakicë ose edhe vetëm nga një nxënës, mësuesi duhet ta pranojë atë edhe për hir të argumenteve të nevojshme, duke shprehur qartë rolin e tij të veçantë dhe jo mendimin e tij vetjak. Mësuesi duhet të bëjë kujdes që të përshtasë pushtetin e tij të argumenteve me atë të nxënësve.