Ushtrimi 7.5. – Ne dhe bota

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 7.5. – Ne dhe bota
Objektivat mësimore

Nxënësit shqyrtojnë se si vendet e tjera dhe ngjarjet e largëta ndikojnë në komunitetin e tyre.

Nxënësit e kuptojnë më mirë përbërjen e ndërvarësisë në botë.

Shpërndarja e pabarabartë e pushtetit dhe ecuria e pabarabartë e zhvillimit kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim mbarëbotëror, në frymën e të drejtave të njeriut.

Burimet Gazetat e sotme vendore, harta e botës, shirit ngjitës dhe lapustila, fill, gjilpëra.

Procedura

  1. Nxënësit formojnë grupe me nga katër veta. Ata presin artikujt që tregojnë se një pjesë e botës ka ndikim në bashkësinë e tyre vendore dhe se vendi i tyre dhe vendet e tjera ndikojnë në mënyrë të ndërsjellë te njëri-tjetri.
  2. Çështjet:
    • problemet ekonomike
    • problemet politike
    • probleme të migrimit
    • ndotja
    • shkëmbimi kulturor
    • turizmi
    • veprimi ushtarak etj.
  3. Nxënësit i renditin artikujt sipas fjalëve kyçe që zgjedhin për të treguar disa lloje ndikimi dhe fjalët kyçe u veshin ngjyra.
  4. Nxënësit zgjedhin artikujt më të rëndësishëm dhe i lidhin me shirit në hartën e botës të varur në mur. Ata ndjekin shiritat që lidhin të gjithë artikujt me fill dhe gjilpëra me vendin e tyre.
  5. Seanca plenare.
    • Me cilën pjesë të botës keni vendosur më tepër lidhje?
    • Ç’lidhje janë më të zakonshme? Pse?
    • A ka ndonjë pjesë të botës me të cilën nuk gjeni asnjë lidhje? Pse?

Zgjerim

Nxënësit të gjejnë informacion për sistemet politike dhe/ose ekonomike që janë në fuqi në vendet me të cilat kanë lidhje.

Ata mund të shohin nëse në të kaluarën kanë ekzistuar lidhjet e tjera.

Në mësimdhënien e gjuhës së huaj, mund të përdoren materiale nga gazetat e huaja ose nga interneti.

Ky ushtrim mund të shërbejë si hyrje për problemin e zhvillimit të pabarabartë dhe shpërndarjen e pushtetit në botë.

Perceptimi që kemi për botën ku jetojmë përftohet nga informacioni  që ne marrim,  jo drejtpërdrejt,  por nga media. Mendoni pak se deri ku mund të arrinit ju,  sikur t’i njihnit vetëm vendet e botës që e keni parë. Pra, çfarë na tregon media dhe çfarë informacioni nuk na e përcjell neve? A duhet ta kontrollojë dikush medien? Ndokënd që e censuron atë? Apo, konkurrenca midis gazetave të ndryshëm e realizon këtë qëllim? Sa e fuqishme është media? A mund të jetojmë dot pa të? Në klasë mund të shtrohen pyetje të tjera të ngjashme, por ato duhet t’i ngrenë nxënësit e jo mësuesi. Nëse nxënësit e kuptojnë se sa e kufizuar është rrezja e perceptimit të tyre të drejtpërdrejtë, atëherë ata vetë mund të fillojnë të drejtojnë pyetje për rolin e medies.