Ushtrimi 4.1. – Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 4.1. – Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë
Objektivat mësimore Nxënësit mësojnë të njohin dhe ta pranojnë njëri-tjetrin në një grup.
Ata zbulojnë se kanë më shumë të përbashkëta në krahasim me atë që ishin të vetëdijshëm.
Nxënësit bëhen të vetëdijshëm për qëndrimet dhe praktikat që kanë lidhje me një dallim të caktuar.
Burimet Një copë shkumësi ose një fill spangoje për të bërë një vijë në terren.

Procedura

  1. Mësuesi përmend një sërë tiparesh një nga një. Sapo të përmendet ajo, ata që pranojnë se kanë tipare të tilla kalojnë vijën.
    Shembuj: të gjithë ata që…
    – kanë veshur xhinse
    – i kanë sytë të kaltër
    – janë më të mëdhenj
    – kanë vizituar vende të tjera të Europës
    – lexojnë rregullisht një gazetë
    – i janë nënshtruar diskriminimit
    – kanë miq homoseksualë
    – kanë paragjykime etj.Nxënësve mund t’u kërkohet të sugjerojnë  tipare, por mësuesi duhet të jetë i vetëdijshëm për ato që mund të jenë të ndjeshme për një pjesë të klasës.
  2. Nxënësit diskutojnë  për çështjet e mëposhtme:
    – A e ka parë ndonjëherë veten dikush në një grup me dikë tjetër, me të cilin ka menduar se nuk ka asgjë të përbashkët?
    – Si ndihesh kur je pjesë e një grupi të madh?
    – Si ndihesh kur je vetëm?

Variacion

Sapo përmendet një tipar, nxënësit futen në klasë për të formuar grupe të përbëra nga persona që kanë tipare të njëjta. Ata qëndrojnë së bashku për një çast për të shqyrtuar se çfarë kanë të përbashkët. Për shembull, ajo që ata thonë rreth parapëlqimeve dhe sjelljes.