Ushtrimi 2.1. – Loja me trap

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 2.1. – Loja me trap
Objektivat mësimore Nxënësit njihen me nocionin e vlerave.
Nxënësit mësojnë si t’i identifikojnë paragjykimet.
Burimet Loja me letra jep informacion në lidhje me personazhet.

 

 Procedura

Nëntë persona janë lënë në mëshirë të fatit mbi një trap, në det të hapur. Ata nuk e dinë vendndodhjen e tyre të saktë. Trapi nuk i nxë të gjithë dhe, për këtë arsye, katër prej tyre duhet të hidhen në det.

Kush do të jenë ata dhe pse?

Çdo nxënës merr një kartë, në të cilën janë dhënë disa të dhëna për personazhin që ai ose ajo do të luajë.

Ky nuk është vetëm një lojë me role, por edhe një çështje identifikimi me personazhin, duke gjetur edhe arsyet që ai meriton, më shumë se të tjerët, për të mbijetuar. Ata duhet të përdorin gjithmonë vetën e parë «Unë». Në kartë janë treguar edhe situata dhe kush është në rrezik. Gjatë kësaj faze të parë prej dhjetë minutash, qetësia duhet të jetë  absolute.

  1. Nxënësit punojnë në grupe me nga katër deri në gjashtë veta.Secili grup vendos se kush duhet të shpëtohet, në bazë të argumenteve të paraqitura nga çdo nxënës. Për të rritur ndërveprimin, çdo person duhet të mbrojë, jo vetëm personazhin e tij,  por edhe të sulmojë personazhin tjetër. Megjithatë, vendimi i përbashkët duhet të merret brenda njëzet minutave.
  2. Secili grup bën të ditur zgjedhjet e tij,  të cilat i krahason me ato të grupeve të tjera.
  3. E gjithë  klasa identifikon vlerat dhe paragjykimet që dolën gjatë veprimtarisë .

Materialet

Disa shembuj personazhesh të ndryshme

Një bojaxhi 35-vjeçar, beqar, që është aktiv në një lëvizje politike. Një cigan që sapo ka dalë nga burgu.
Një prostitutë me HIV-pozitiv. Një e moshuar, një vejushë, që, me kursimet e veta, udhëton për në vendlindjen e vet, për të takuar prapë të birin.
Një pianist rus, baba i dy fëmijëve. Një i ri anglez kokërruar i dehur.
Një i ri 15-vjeçar, fitues i një çmimi të rëndësishëm në letërsi. Një lojtar bejsbolli, i vjetër e i njohur, amerikan.
Një ambasador që punon për Kombet e Bashkuara. Një nënë e re që ka thyer njërën këmbë.
Një ushtar që kthehet me leje nga ushtria.