KAPITULLI 2: PËRGJEGJËSIA

Living Democracy » Textbooks » KAPITULLI 2: PËRGJEGJËSIA

Arsimi i mesëm

Hyrje për mësuesit

Marrja e përgjegjësisë – një këndvështrim  që ndikon në çdo gjë

Ne përherë marrim vendime, të mëdha ose të vogla qofshin. Çfarë do të hamë sot për drekë? Do të marrim makinën, apo autobusin? Çfarë partie do të votojmë? Çfarë dua të bëj pas përfundimit të shkollës?

Në çdo vendim që kemi marrë, ne përftojmë një alternativë  të caktuar dhe hedhim poshtë të tjerat. Pavarësisht nëse ne jemi të vetëdijshëm për këtë apo jo, vendimet tona ndikojnë edhe të tjerët. Çfarëdo që të vendosim dhe të bëjmë mund të vihen në pikëpyetje, pasi ka alternativa që ne mund të kishim zgjedhur.

Marrja e përgjegjësisë do të thotë të marrësh parasysh këto alternativa dhe pasojat e vendimeve tona. Në këtë drejtim, marrja e përgjegjësisë, në të vërtetë, prek çdo gjë që ne bëjmë në jetë – në sferën vetjake, në marrëdhëniet tona dhe në lidhjet me familjen, miqtë, kolegët dhe komunitetin si një i tërë.

Marrja e përgjegjësisë – një e drejtë njerëzore dhe sfidë

Kur marrim një vendim, ne ushtrojmë të drejtën tonë njerëzore të lirisë. Liria mbart përgjegjësi, por ne mundemi dhe duhet të vendosim vetë se çfarë parimesh dhe udhëzimesh duam të ndjekim. Liria do të thotë se ne jemi të vetëm në vendimin tonë dhe, për këtë arsye, marrja e përgjegjësisë mund të jetë shumë e vështirë. Deri në një farë mase, në lidhje me këtë, ekzistojnë aftësi  që mund të trajnohen, kjo përbën atë që nxënësit do të zhvillojnë në këtë kapitull.

Nxënësit do të komunikojnë me njëri-tjetrin, shpesh se çfarë duhet të vendosin vetë në praktikë,  duke u përpjekur të kuptojmë dilemat dhe kompleksitetin, ndryshueshmërinë, bërjen e zgjedhjeve, dhe përcaktimin e përparësive.

Një koncept konstruktivist i përgjegjësisë

Marrja e përgjegjësisë është mënyra më e mirë për të mësuar dhe kuptuar në situata konkrete, në të cilat kërkohet marrja  e një vendimi. Dilemat janë veçanërisht interesante në këtë drejtim, pasi ato kërkojnë trajtim veçanërisht të kujdesshëm për pasojat e një vendimi.

Në një shoqëri të hapur, sekulariste dhe pluraliste, ne nuk mund të marrim paraprakisht të dhënë se ka një kornizë   vlerash me të cilën që të gjithë do të bien dakord menjëherë , megjithëse,  për stabilitetin e një komuniteti, një kornizë e tillë është e domosdoshme. Prandaj, ne duhet të komunikojmë dhe të negociojmë parimet bazë që kemi në marrjen e përgjegjësisë.

Marrja e përgjegjësisë është një sfidë dhe një proces i përhershëm i të mësuarit; në këtë drejtim, ky  kapitull zbaton një koncept konstruktivist të përgjegjësisë.

Kurthe në përgjegjësinë e mësimdhënies – dhe si duhet të shmangen

Ekzistojnë dy kurthe në përgjegjësinë e mësimdhënies – moralizimet  abstrakte dhe indoktrinimi.

Moralizim do të thotë të flasësh në lidhje me të qenit “qytetar i mirë”, pa vështruar në çështje konkrete. Nxënësve u jepen mesazhe se marrja e përgjegjësive është vetëm një çështje e të dëshiruarit ose jo. Ata nuk e mësojnë kurrë se sa e vështirë mund të jetë kjo detyrë dhe se sa e rëndësishme është të ndash mendimet për të bërë një zgjedhje.

Kurthi i indoktrinimit i referohet mësuesve që përpiqen të imponojnë një grup të caktuar vlerash. Ata nuk kanë mandat për të bërë këtë dhe çfarëdo grupi vlerash që ata zgjedhin, mund të vihen në pikëpyetje dhe të hidhen poshtë.

Për të shmangur këto kurthe, kjo  kapitull është e projektuar rreth një detyrë të rëndësishme që u jep nxënësve mundësinë të marrin vendimet e tyre. Mësuesi është trajneri dhe lehtësuesi i tyre.

Nxënësit diskutojnë  si të zgjidhin dilemat. Historitë e rasteve lidhen me përvojat e përditshme të nxënësve, të cilat i vendosin ata në rolin e ekspertëve.

Përgatitja e kapitullit

Ne rekomandojmë që mësuesi të kryejë të njëjtën detyrë si nxënësit (shih Fleta  e punës së  nxënësit  2,1-2,4 dhe materialet për mësuesit 2,1-2,3). Në këtë mënyrë, mësuesit do të kuptojnë më mirë mundësitë e të mësuarit dhe  do të bëhen të vetëdijshëm për vështirësitë nxënësve të tyre. Vetë rezultati, vendimi si të zgjidhet një dilemë, nuk është përgjigjja e “drejtë”, pasi në të përfshihet një element i fortë subjektiviteti  që nxënësit mund të mos ta pranojnë.

Zhvillim Kompetencash: lidhja me  kapitujt e tjerë në këtë vëllim

Çfarë tregon kjo tabelë

Titulli i këtij manuali, Pjesëmarrja në demokraci, përqendrohet në kompetencat e qytetarit aktiv në demokraci. Kjo matricë tregon potencialin e pasojave të sinergjisë midis kapitujve në këtë manual. Matrica tregon se çfarë kompetencash janë zhvilluar në kapitullin 2 (rreshti i theksuar në tabelë). Kolona i me kornizë më të theksuar tregon kompetencat e vendimmarrjes dhe veprimit politik, e theksuar për shkak të lidhjeve të ngushta me pjesëmarrjen në demokraci. Rreshtat më poshtë tregojnë lidhjet me  kapitujt e tjera në këtë manual: çfarë kompetencash janë zhvilluar në këto  kapitull që mbështesin nxënësit në kapitullin 2?

Si mund të përdoret kjo matricë

Mësuesit mund të përdorin këtë matricë si mjet për planifikimin e orëve të tyre EQD / EDNJ në mënyra të ndryshme.

  • Kjo matricë ndihmon mësuesit të cilët kanë vetëm disa orë mësimi kushtuar EQD/EDNJ: një mësues mund të zgjedhë vetëm këtë  kapitull dhe të heq të tjerët, pasi ai e di se disa kompetenca kyçe tashmë janë zhvilluar, në një masë të caktuar,  në këtë  kapitull,  për shembull, analiza, përdorimi reflektiv i medieve  dhe përgjegjësia.
  • Matrica ndihmon mësuesit të përdorin pasojat sinergjike që ndihmojnë nxënësit të   trajnohen  në kompetenca të rëndësishme në mënyrë të përsëritur, në kontekste të ndryshme që janë të ndëlidhura në shumë mënyra. Në këtë rast mësuesi zgjedh dhe kombinon disa kapituj.
Kapitujt Dimensionet e zhvillimit të kompetencave Qëndrimet dhe vlerat
Analiza dhe gjykimi politik Metodat dhe aftësitë Vendimmarrja dhe veprimi politik
2 Përgjegjësia

Kuptimi i çështjeve të dilemës

Analiza e pasojave të një vendimi

Përcaktimi i përparësive dhe dhënia e arsyeve

Shqyrtim dhe mendim i kujdesshëm

Ndarja e arsyetimeve dhe kritereve  për një vendim

Vendimmarrja e bazuar në  informacione jo të plota

Ndërgjegjësimi për rrezikun e dështimit

Ndryshimi i këndvështrimeve

Njohja e interesave dhe të drejtave të të tjerëve
Komuniteti i bazuar në të drejtat e njeriut

1 Identiteti Kuptimi i ndikimit të zgjedhjeve tona për të tjerët Ndryshimi i këndvështrimeve
4 Konflikti Dilema e vazhdimësisë Strategjitë e negocimit Zgjidhje konflikti
6 Qeverisja dhe politika Politika – një proces i zgjidhjes së problemeve dhe zgjidhjes së konflikteve
7 Barazia Vlerësimi i dimensionit kulturor të demokracisë Balancimi i të drejtave te shumicës dhe pakicës Njohja reciproke

 

KAPITULLI 2: Pjesëmarrja, marrja e përgjegjësisë

Liria mbart përgjegjësi

Tema e mësimit Trajnimi i kompetencave
/objektivat e të mësuarit
Detyrat e nxënësve Materialet dhe burimet Metoda
Mësimi 1
Rreziku i humbjes së një miku  apo i  shkeljes së një rregulli?

Kompetenca në vendimmarrjen politike dhe të veprimit: të bërit e zgjedhjes dhe dhënia e arsyeve.    Ne jemi përgjegjës për zgjedhjet që bëjmë në jetën tonë të përditshme.

Konceptet e dilemës dhe përgjegjësisë.

Nxënësit mendojnë për zgjedhjet e tyre në situata të përditshme dilemash dhe ndajnë arsyet e tyre.

Materiale për mësuesit 2.1 dhe 2.2.

Fletët e punës së nxënësit  2.1 dhe 2.2.

Diskutim plenar.

Leksion.

Punë në grup.

Mësimi 2 dhe 3

Çfarë do të bënit  ju?

Kompetenca në marrjen e vendimeve dhe veprimit: trajtimi i dilemave. Ne bëjmë zgjedhje të ndryshme që kanë të bëjnë me dilema. Duke bërë këtë, ne ushtrojmë të drejtën tonë njerëzore të lirisë. Nxënësit diskutojnë raste të dilemave dhe reflektojë për përvojën e tyre personale.

Fletët e punës së nxënësit 2.1-2.4.

Materiale për mësuesit 2.2.

Tabelë, lapustila. Puna në grup.

Punë në grup.

Mësimi 2 dhe 3

Çfarë do të bënit  ju?

Marrja e përgjegjësisë përfshin trajtimin e dilemave – grumbullim informacioni, duke marrë parasysh pasojat, përcaktimin e prioriteteve, marrjen e vendimeve. Nxënësit diskutojnë raste të dilemave dhe reflektojnë për përvojën e tyre personale. Fletët e punës së nxënësit 2.1-2.4.
Tabelë, lapustila.
Puna në grup.

Mësimi 4

Cilat janë vlerat e përbashkëta?

Gjykimi: reflektimi për kriteret dhe vlerat. Një komunitet demokratik mbështetet për një grup vlerash të përbashkëta. Të drejtat e njeriut japin një sërë vlerash me të cilat ne mund të biem dakord. Nxënësit zgjedhin raste dilemash, raportojnë vendimet e tyre, i krahasojnë dhe diskutojnë për përparësitë e tyre.

Materialet për mësuesit 2.2.

Tabelë (e përgatitur në mësimin e mëparshëm), lapustila.

Broshura e nxënësit 2.5; ose si alternative, UDHR, Neni 1 në tabelë ose fletë transparente.

Diskutimi i përbashkët planifikimi.

Prezantim

Diskutim

.