2 – Fletë pune 6: Listë kontrolli: “Si i vlerësoj unë nxënësit e mi?”

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 6: Listë kontrolli: “Si i vlerësoj unë nxënësit e mi?”

Kur vlerësojnë nxënësit, mësuesit duhet të kenë parasysh parimet të tilla të rëndësishme si:

  • Vlerësimi duhet të jetë një mjet mbështetje: të ndihmojë për përcaktimin e pozicionit individual, të nxjerrë pika për punën e mëtejshme, të forcojë konceptin ndaj vetes dhe vetë imazhin e nxënësve.
  • Vlerësimi duhet të ndihmojë nxënësit të vlerësojnë veten e tyre dhe t’ua garantojë atyre këtë mundësi.
  • Vlerësimi duhet të jetë transparent: nxënësit duhet të dinë bazat e vlerësimit, kriteret e vlerësimit, si dhe normat e përdorura.
  • Vlerësimi duhet të jetë i përshtatshëm me përmbajtjen dhe qëllimet. Njohuritë duhet të vlerësohen ndryshe nga aftësitë.
  • Mësuesit duhet të kenë parasysh funksionin e përzgjedhjes që ata përmbushin kur vendosin notat. Në vend të vetëm vlerësimit përmbledhës, bisedat dhe raportet duhet të shndërrohen në  metodat dhe mjetet e ardhshme të vlerësimit. Vetëm duke vepruar kështu ne mund të përmirësojmë transparencën  brenda sistemit shkollor.
  • Testet duhet të jenë të ndërtuara në atë mënyrë që të testojnë qasjen kundrejt qëllimeve të caktuara. (Testet ofrojnë gjithashtu informacion në lidhje me cilësinë e mësimdhënies që është përdorur për arritjen e këtyre objektivave: rezultatet e testimit,  japin jo vetëm informacion në lidhje me arritjen e nxënësve, por edhe për cilësinë e mësimdhënies nga mësuesit.)

Pyetje për vetëvlerësim

Procesi i të mësuarit të nxënësve:

  • Si mund të sigurohem unë se nxënësit i kanë arritur objektivat?
  • A kanë përjetuar nxënësit rregullisht suksesin e të mësuarit?
  • A janë ata të vetëdijshëm për përparimin që kanë bërë?
  • A u ofron mësimi im  shanse të barabarta për sukses si djemve edhe vajzave?
  • A e kryejnë nxënësit me vetëdije vëzhgimin, kontrollin dhe përmirësimin e të nxënit të tyre dhe sjelljen e punës?
  • A u është ofruar nxënësve ndonjë udhëzim për t’i ndihmuar ata në të mësuar?
  • A munden nxënësit të kontrollojnë dhe vlerësojnë vetë sjelljen dhe rezultatet e tyre  të të mësuarit?
  • A u  referohen nxënësit, në vetvlerësimin e tyre edhe objektivave, standardeve, kritereve ose nevojave të tyre?
  • A jam unë i ndërgjegjshëm për përparimin individual të nxënësve?
  • Si mund të identifikoj problemet e mësimit të nxënësve si individë?
  • Si mund të vëzhgoj ndërveprimin social në klasë?
  • Si mund të mbaj një regjistër të vëzhgimeve dhe vlerësimeve për  çdo nxënës dhe për klasën në tërësi?

Disa pyetje në lidhje me procesin e të mësuarit të mësuesit:

  • Si, kur dhe me kë diskutoj unë rreth mësimdhënies sime?
  • Si mund t’i lejoj nxënësit e mi të marrin pjesë?
  • Si mund ta lidh unë suksesin ose dështimin e nxënësve të mi me mësimdhënien time?
  • Si mund të dalloj unë përparimin tim në mësimdhënie dhe si mund të mësoj unë si mësues?