KAPITULLI 8: LIRIA

Living Democracy » Textbooks » KAPITULLI 8: LIRIA

Debati në publik

Pse liria (e fjalës) nuk vepron pa rregulla të ngurta?

Hyrje për mësuesit

Pse liria (e fjalës) nuk vepron pa rregulla të ngurta?

Për disa lexues, kjo pyetje mund të duket e çuditshme. Në fund të fundit, liria do të thotë që ne mund të themi dhe të bëjmë atë që duam. Demokracia është një sistem për shoqëritë e hapura, të lira. Rregullat e ngurta na kujtojnë diçka shumë të ndryshme, për shembull, sundimin autoritar. Pra, cili është mesazhi prapa kësaj pyetjeje? E thënë shkurt, liria dhe barazia janë binjakë. Të gjithë ne i gëzojmë të drejtat e lirisë, por ne kemi nevojë edhe për shanse të barabarta për t’i ushtruar ato – dhe kjo është ajo për të cilën janë rregullat. Në këtë kapitull, nxënësit do të përjetojnë rëndësinë e këtij parimi për të marrë pjesë në demokraci.

Pse ky  kapitull përqendrohet në debatimin

Qytetarët që marrin pjesë në demokraci do të marrin pjesë në diskutime dhe debate, dhe duke bërë këtë, ata do të ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore për mendimin dhe shprehjen e lirë. Argumentimi në publik është një aftësi që mund të mësohet, kështu që nxënësit kanë nevojë për trajnim në shkollë. Për këtë arsye, nxënësit trajnohen se si për të kryejnë një debat dhe ky  kapitull është e lidhur me konceptin kryesor të lirisë. Liria e fjalës dhe e shprehjes këtu është veçanërisht e rëndësishme.

Çfarë bëjnë nxënësit në mësimin e debatit

Njëmbëdhjetë nxënës marrin pjesë në debat. Kemi dy ekipe debati, me pesë nxënës secili dhe një kryetar. Nxënësit e tjerë dëgjojnë debatin, por edhe ata luajnë një rol aktiv. Tre ekipe dyshe nxënësish shkruajnë një histori për debatin dhe e raportojnë në klasë në mësimin e fundit të kapitullit. Nxënësit e mbetur veprojnë si një audiencë dhe roli i tyre është të vlerësojnë argumentet, të vendosin se cila palë i ka bindur në fund dhe të votojnë se cilën palë mbështesin. Si në politikë, një palë fiton shumicën e mbështetësve.

Çfarë do të mësojnë nxënësit në këtë kapitull?

Debati vijon me rregulla të rrepta që sigurojnë që çdo nxënës të marrë një kohë të folure të drejtë dhe të barabartë. Pra, kryesuesi do të ndërpresë nxënësit që do dëshironin të flasin më gjatë se sa lejohet për të. Por, ky rregull është i domosdoshëm, pasi ai mbron të drejtën e çdo folësi ndaj shprehjes së lirë, por brenda një afati të kufizuar. Kjo është arsyeja pse liria nuk vepron pa rregulla të ngurta (shiko nëntitullin e këtij kapitulli. Pa këtë parim, asnjë sistem demokratik nuk do të punojë, as edhe të drejtat e njeriut nuk do të thoshin shumë në jetën e njerëzve.

Cila është detyra e mësuesit në këtë  kapitull

Në këtë kapitull, nxënësit i është dhënë shumë kohë për të punuar më vete për të trajnuar aftësitë e tij që të debatojë dhe të vëzhgojë, por edhe për të marrë përgjegjësi për atë që bën. Mësimet 2-4 fillojnë me të dhëna të nxënësve. Kur nxënësit punojnë më vete, mësuesi vepron si një trajner: ai vështron nxënësit për të zbuluar se çfarë mund të bëjnë mirë dhe se cila anë e kompetencave të tyre ka nevojë për më shumë vëmendje dhe trajnim. Ai i mbështet nëse kërkojnë ndihmë, por nuk duhet t’u japë atyre zgjidhjet e detyrave.

Zhvillim kompetencash: lidhje me  kapitujt e tjera në këtë vëllim

Çfarë na tregon kjo tabelë?

Titulli i këtij manuali, Pjesëmarrja në demokraci, përqendrohet në kompetencat e qytetarit aktiv në demokraci. Kjo matricë tregon potencialin e efekteve të sinergjisë midis njësive të këtij manuali. Matrica tregon se çfarë kompetencash janë zhvilluar në njësinë 8 (rreshtat e errësuar në tabelë). Kolona me kornizë të theksuar tregon kompetencat e vendimmarrjes dhe veprimit politik– e theksuar për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me pjesëmarrjen në demokraci. Rreshtat e mëposhtme tregojnë lidhjet me kapitujt e tjera në këtë manual: çfarë kompetencash janë zhvilluar në këto  kapitull që mbështesin nxënësit në njësinë 8?

Si mund të përdoret kjo tabelë?

Mësuesit mund ta përdorin këtë matricë si një mjet për planifikimin e orëve të tyre EQD/EDNJ në mënyra të ndryshme.

  • Kjo matricë ndihmon mësuesit të cilët kanë vetëm pak orë në dispozicion për EQD/EDNJ: një mësues mund të zgjedhë vetëm këtë  kapitull dhe të heqë të tjerat, pasi ai  e di se disa kompetenca kyçe janë zhvilluar, në një masë të caktuar, në këtë  kapitull – për shembull, analiza, përdorimi reflektiv i mediave dhe përgjegjësia.
  • Matrica ndihmon mësuesit për të përdorur pasojat sinergjike që ndihmojnë nxënësit të jenë të trajnuar në kompetencat e rëndësishme në mënyrë të përsëritur, në kontekste të ndryshme, të ndërlidhura në shumë mënyra. Në këtë rast mësuesi zgjedh dhe kombinon disa njësi.
Kapitujt Dimensionet e zhvillimit të kompetencave Qëndrimet dhe vlerat
Analiza dhe gjykimi politik Metodat dhe aftësitë Vendimmarrja dhe veprimi politik
8 Liria Identifikimi i deklaratave kyçe    Lidhja dhe renditja e argumenteve; bërja e një zgjedhje
Analiza e ndërtimit selektiv të realitetit nga mediat

Debati: bërja e deklaratave të shkurtra dhe të qarta

Loja në ekip

Shkrimi i një historie lajmesh

Marrja e një vendimi me shumicë votash Etika e njohjes reciproke
2 Përgjegjësia Përgjegjësia është edhe më e rëndësishme se rregullat për ta bërë demokracinë funksionale (kapitujt 2 dhe 7)
7 Barazia Analiza dhe zgjidhja e problemit shumicë/pakicë
5 Rregullat dhe ligji Neutralizimi i mundësisë së konfliktit të përhershëm të interesave, duke projektuar një kuadër ligjesh dhe rregullash
6 Qeveria dhe politika Studim i debateve për hartimin e axhendës dhe vendimmarrjen politike Identifikimi se ku mund të ndërhyjnë qytetarët në proceset e vendimmarrjes politike
9 Media Analiza e ndërtimit përzgjedhës të realitetit nga ana e mediave Shkrimi i një historie të re Përdorimi reflektiv i informacionit të transmetuar nga mediat

 

KAPITULLI 8: Liria – debati në publik

Pse nuk liria (e fjalës) nuk vepron pa rregulla të ngurta?

Tema e mësimit Trajnimi i kompetencave /objektivat e të mësuarit Detyrat e nxënësve Materialet dhe burimet Metoda

Mësimi 1

Cilat çështje janë me interes për ne? (3 javë më parë)

Marrja e përgjegjësisë.

Kriteret për përzgjedhjen e çështjeve për një debat në klasë: rëndësia politike, interesat e nxënësve, lidhjet me kuptimin dhe përvojën e nxënësit.

Nxënësit japin ide dhe mbledhin informacion për çështje për debat. Fletët e punës së nxënësit 8.1. Informacione përmes mediave. Të dhënat e përvojës personale dhe gjetjet.
Tabela.
Puna në ekipe dyshe.

Mësimi 2

Përgatitja për debat

Pjesëmarrja: nxënësit bëjë një zgjedhje me votim. Metodat dhe aftësitë: puna në ekip. Nxënësit përgatisin rolet e tyre për debat. Fletët e punës së nxënësit 8,2-8,5, 9.1. Debat. Punë në grup (votim). Puna në grup, të mësuarit bashkëpunues.

Mësimi 3

Ne debatojmë – ne vendosim – ne raportojmë

E folura lirisht; argumentimi me një kundërshtar; bashkëpunimi në ekip. Respektimi dhe vlerësimi në shkëmbimin e argumenteve.

Nxënësit marrin pjesë ose shikojnë dhe dëgjojnë një debat.

Detyrat që vijojnë për  përgatitjen e mësimit të reflektimit.

Fletët e punës së nxënësit 8,2-8,5, 9.1. Debat
Punë në grup (votim).
Shpjegimi.

Mësimi 4

Një debat – këndvështrimev të ndryshme

Identifikimi,  balancimi dhe përzgjedhja e kritereve sipas përparësive   për një vendim.

Kriteret kyç për zgjedhjen e një punë janë, “Cila punë i korrespondon interesave dhe pikave të mia të forta?”

Nxënësit krahasojnë lajmet në debat.

Nxënësit reflektojnë për përvojën e tyre debatues.

Lajmet e shkruara nga nxënësit.

Materiale për mësuesit 9.1.

Prezantime. Diskutim.