Mësimi 3: Problem i kujt është kjo?

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 3: Problem i kujt është kjo?

Si ndahen përgjegjësitë shoqërore?

Objektivi i mësimnxënies Të shqyrtohet natyra e ndarjes së përgjegjësive për problemet shoqërore.
Detyrat e nxënësve Nxënësit diskutojnë përgjegjësinë për probleme të caktuara shoqërore.
Nxënësit plotësojnë një kornizë të të menduarit.
Nxënësit përgatisin përgjigje me shkrim për çështjet e shtruara.
Burimet Kopje të “letrës”.
Dërrasa e zezë.
Letër për detyra individuale të nxënësve me shkrim.
Metodat Analizë e strukturuar kritike.
Analizë në grupe të vogla dhe diskutim.
Arritja e konsensusit dhe negocimi.
Shkrime personale.

Të  mësuarit  konceptual

Problemi shoqëror: Një problem me të cilin janë përballur të gjithë ose shumica e pjesëtarëve të një komuniteti, për të cilin përgjegjësia është ndarë nga palët e ndryshme të komunitetit ose nga komuniteti si tërësi. Përgjegjësia për një problem shoqëror nuk ndahet domosdoshmërisht në mënyrë të barabartë në mes të palëve të përfshira.

Shkalla e përgjegjësisë: Kufiri për të cilin dikush mund të jetë përgjegjës për një problem shoqëror.

Mësimi

Mësimdhënësi paraqet letrën e imagjinuar dërguar gazetës vendore. Në të përfshihen ankesat për dy probleme shoqërore të cilat i brengosin banorët e qytetit.

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që ata si klasë të: a) identifikojnë çështjet dhe b) bëjnë një listë (për të dyja çështjet) të atyre njerëzve të cilët mund të kenë përgjegjësi. Mësimdhënësi mund të ndihmojë këtë proces duke vizatuar një kornizë të të menduarit në dërrasën e zezë, siç është treguar më poshtë.

Kush është i përfshirë në këtë problem në çfarëdo mënyre?

 ID_4110_Exploring children's

Puna në grupe

Hapi 1

Ndani klasën në grupe me nga tri apo katër vetë. Çdo personi në grup caktoni numrin e pikëve që të jetë i barabartë me numrin e palëve të përfshira.

Hapi 2

Çdo anëtar i grupi së pari i ndan pikët në mes të palëve në bazë të asaj se si ata mendojnë duhet të ndahet përgjegjësia për problemin. Për shembull, fëmijët dhe qentë mund të mos marrin asnjë pikë, por pronarët e qenve dhe politikanët mund t’i ndajnë pikët në mes tyre, ose njëri prej tyre mund të merr më shumë pikë se tjetri.

Hapi 3

Kur çdo anëtar i grupit të ketë marrë vendimin e tij, ata me rend i shkëmbejnë idetë e tyre me njëri tjetrin, duke i dhënë arsyet e tyre për këtë. Nxënësit mund të ndërrojnë mendimin në këtë fazë. Në fund, çdo grup i mbledh pikët që u janë dhënë çdo pale. Kjo tregon se si grupi si tërësi mendon se duhet të ndahet përgjegjësia për këtë problem.

Mësimdhënësi diskuton me tërë klasën konkludimet e arritura nga grupet e ndryshme. Mësimdhënësi shqyrton opinionet e ndryshme të cilat i kanë paraqitur, duke nxjerrë nga nxënësit arsyet e tyre të theksuara për këto gjykime.

Nëse premton koha, përsëritni ushtrimin me problemin e plehrave dhe mbeturinave, ose e zëvendësoni me një problem më relevant për lokalitetin e shkollës apo që është më sfidues për kompetencat e grupit.

Shënim

Problemet e dhëna në këto shembuj janë të përshtatshëm për nxënësit të cilët akoma nuk kanë shumë përvojë në diskutimin e problemeve politike. Kjo është për shkak se ata janë konkret, të qartë dhe relativisht lehtë për t’u kuptuar (edhe pse ato akoma janë mjaft vështirë për t’u zgjidhur). Nga klasat

më nxënës më të vjetër apo më të aftë duhet të kërkohet që të diskutojnë probleme më të sofistikuara, siç është papunësia ose racizmi, duke përdorur llojin e njëjtë të kornizës së të menduarit.

Hapi 4: Diskutimet që dalin nga ushtrimi

Në sesionin përfundimtar plenar, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të gjykojnë nëse njerëzit në përgjithësi marrin mjaft përgjegjësi për veprimet e tyre. Nëse jo, të mendojnë si mund të binden ata për ta bërë këtë. A do të ndihmojë edukimi në ndonjë mënyrë? Apo është e domosdoshme të hartohen ligje të reja apo të parashihen dënime më të ashpra? Nëse qeveria lokale apo qendrore do të pranonte përgjegjësinë për probleme të caktuara, pyetni nxënësit për shpenzimet e mundshme dhe si duhet të paguhen ato. Mësimdhënësi gjithashtu mund të kërkojë që klasa të shqyrtojë rolin e të rinjve në trajtimin e problemeve shoqërore të këtij lloji. A duhet ata të lirohen nga përgjegjësia për shkak të moshës së tyre? A është e drejtë që të rinjtë t’ua lënë problemet e komunitetit të rriturve? Problemet e tilla mund të formojnë bazën e një detyre personale me shkrim.

Mësimdhënësi shpjegon nevojën që politikanët në nivel lokal dhe qendror të jenë në dijeni për problemet kur ata të paraqiten. Politika shpesh do të thotë trajtim i problemeve të përbashkëta si komunitet. Kjo nuk do të thotë se qeveritë mund të zgjidhin çdo problem, dhe shumë probleme, në radhë të parë, as që do të paraqiteshin po të merrnin njerëzit më shumë përgjegjësi për pasojat e veprimeve të ty.