Materiale për mësuesit 3B: Leksion: Cila është e mira e përbashkët?

Living Democracy » Textbooks » Materiale për mësuesit 3B: Leksion: Cila është e mira e përbashkët?

Ky draft përshkruan udhëzimet bazë të analizës. Mësuesi duhet të përshtatë leksionin për nevojat mësimore të nxënësve dhe kontekstin e njësisë.

Në demokraci, është e kuptueshme se askush nuk e di me siguri se çfarë është e mira e përbashkët dhe ne, për këtë arsye, duhet të vendosim së bashku atë që ne e konsiderojmë të jetë më e mirë për komunitetin tonë. Në diktatura, regjimi vendos se çfarë është e mira e përbashkët – kjo është një nga dallimet e mëdha ndërmjet demokracisë dhe diktaturës.12

Çdokush mund të marrë pjesë në këtë diskutim të vazhdueshëm: partitë politike, grupet e interesit, mediat, politikanët dhe qytetarët si individë. Në thelb, kjo është ajo që quhet pjesëmarrja në demokraci – debati  dhe në fund marrja e vendimit se çfarë është më e mira për vendin (ose për botën), dhe si të arrijmë këtë qëllim.

Ky kapitull është projektuar si një model i super thjeshtuar i këtij procesi vendimmarrës. Ju filloni duke sugjeruar idetë tuaja individuale për të mirën e përbashkët – kur ju mendoni për përparësitë  tuaja, në qoftë se do të ishit udhëheqës i vendit tuaj, ju do të mendonit për të mirën e përbashkët. Tani ju jeni në mes të formimit të partive.

Takingpart_EN.pdf

 

Në mësimin e ardhshëm, ju do të negocioni me njëri-tjetrin për të gjetur në se ju mund të formoni një shumicë që përcakton të mirën e përbashkët – për momentin.

Kjo diagramë tregon se çfarë ndodh në një proces të tillë vendimmarrje. Supozoni se janë në diskutim dy qëllime themelore, qëllimi A dhe B (këto mund të lidhen me qëllimet konkrete që partitë kanë paraqitur). Tre Shigjetat me pika tregojnë zgjidhen përfundimtare që partitë mbrojnë – disa do të donin t’i japin përparësi qëllimit A (variant AAB), të tjerët qëllimit B (varianti BBA). Këto janë idetë e ndryshme të kompromisit. Secila palë mbron një agjendë të caktuar që mbështet interesa të caktuara të grupit në shoqër dhe kjo mundëson marrjen parasysh edhe të interesave të palës tjetër.

Për këtë arsye,  palët përpiqen të ndikojnë vendimmarrjen në drejtim të tyre – A1 dhe A2 në favor të qëllimit AAB, me partitë b1 dhe b2 që tërhiqen në drejtim të kundërt (BBA).

Cila alternativë është më e mira në drejtim të së mirës së përbashkët: AAB apo BBA? Apo është ndoshta balanca zhvendoset më shumë në mes: AB? Një vendim duhet të merret. Palët negociojnë, dhe përpiqen të gjejnë një kompromis për të cilin mund të bien dakord dhe, për këtë arsye, ta mbështetin së bashku. Në demokraci, kompromisi është çmimi që duhet paguar për pushtetin. Fuqia për të vendosur mbetet te shumica. Pakica apo individët, mund të ndikojnë vendimin përmes arsyetimit më të mirë.

Vendimet e marra në këtë mënyrë  gjithmonë i nënshtrohen shqyrtimit kritik. Vendimi edhe mund të mos i shërbejë fare të mirës së përbashkët. Kushtet mund të ndryshojnë. Shumicat mund të ndryshojnë. Shumica mund të bindet, nga arsyetimi i mirë, të ndryshojë mendjen. Një komunitet demokratik është një komunitet që mëson.

Zgjerim (kjo pjesë mund të jepet edhe veç)

Si është e lidhur e gjitha kjo me konceptet kryesore të këtij kapitulli – me diversitetin dhe pluralizmin?

Duke ushtruar lirinë e tyre të mendimit dhe të shprehjes, qytetarët  krijojnë një spektër të gjerë diversiteti të opinioneve individuale në atë që është më e mira për vendin. Qytetarët, të cilët janë të interesuar të shohim qëllimet e tyre të zbatuara në praktikë, bashkohen me organizata të tilla si partitë, grupet e interesit etj. Kjo është pluralizëm i organizuar (shih a1, a2, b1, b2 në diagramë).

Pluralizmi krijon konkurrencën për pushtet dhe ndikimin politik. Një vendim kërkon që disa qëllime dhe interesa të bëhen prioritete, ndërsa të tjerët refuzohen. Një kompromis është ndonjëherë i nevojshëm për të arritur një shumicë të mjaftueshme.

Qytetarët që nuk marrin pjesë në këtë lojë të shprehjes së interesave dhe pikëpamjeve të tyre qartë dhe me zë të lartë do ta gjejnë veten të lënë mënjanë. Është në interesin e kujtdo që të marrë pjesë në demokraci.

12. Për më shumë detaje, shih fletët e punës së nxënësit.