Ushtrimi 8.1. – Zgjidhje të leverdishme për të gjitha palët

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 8.1. – Zgjidhje të leverdishme për të gjitha palët
Objektivi mësimor Nxënësit kuptojnë se ka mënyra të ndryshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Palët e përfshira mund të jenë në pozitën e fituesit a të humbësit, por mundet që të dyja të merren vesh për të rënë në kompromis. Asnjë palë nuk duhet të mendojë se është humbëse, pasi kjo mund të çojë në një shpërthim tjetër mosmarrëveshjesh.
Burimet Dërrasë e zezë ose letra me figura shpjeguese

 

Procedura

  1. Mësuesi u shpjegon nxënësve se mund ketë tri lloje të ndryshme zgjidhjesh për konfliktet:
    ID_6993_Teaching democracy
  2. Ai i  ilustron këto parime që kanë të bëjnë me zgjidhjen e konflikteve në dërrasën e zezë ose në një tabak të madh letre.Fitues-fitues: zgjidhje që u lejojnë të dyja palëve të dalin të fituara
    Fitues-humbës: zgjidhje ku vetëm njëra palë fiton në kurriz të tjetrës
    Humbës-humbës: zgjidhje ku asnjëra nga palët nuk nxjerr dobi.
  3. Mësuesi jep shembuj mbi mënyrat e ndryshme të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve:Një djalë dhe një vajzë grinden për një top. Ndërhyn një i rritur që i bën të luajnë
    së bashku me topin ose u jep atyre kohë të barabartë për ta përdorur atë. Dobi nxjerrin si njëri, si tjetri. Nëse i rrituri ia jep topin vetëm njërit prej tyre, doemos që vetëm njëri përfiton. Nëse i rrituri e merr topin me vete, meqë fëmijët nuk merren dot vesh, atëherë asnjëri prej tyre nuk përfiton.
  4. Nxënësit, në çifte ose në grupe, shqyrtojnë përvojat e tyre për të gjetur shembuj të tjerë konfliktesh. Ata mund të diskutojnë përvojat e tyre rreth konflikteve në shtëpi e shkollë dhe mund të vazhdojnë me konfliktet më të mëdha që përfshijnë grupe njerëzish dhe shtete të tëra.
  5. Nxënësit analizojnë shembuj të zgjidhjeve të konflikteve, të cilat i identifikojnë duke përdorur modelin e paraqitur më sipër, duke pyetur se cila palë do të nxjerrë dobi nga zgjidhja. Kush mund të gjejë zgjidhje që  lejojnë të përfitojnë të gjitha palët?
  6. Seanca plenare: nxënësit ndajnë rezultatet e analizës së tyre.

Variacion

Nxënësit, pas hapit 2, marrin përshkrimin e rastit të një konflikti. Ata, në grupe, përpiqen të gjejnë një zgjidhje që shmang krijimin e humbësve. Nëse konflikti ka qenë i zgjidhur, atëherë nxënësit mund ta krahasojnë zgjidhjen e tyre me atë të gjetur në praktikë dhe te reagimet që i pasojnë ato. Kjo analizë ndjek modelin ciklik të politikës (shiko Ushtrimin 7.9.).