Mësimi 1: Ne jemi rojtarët!

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 1: Ne jemi rojtarët!

Ne vendosim çfarë duam të lexojmë

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Si rojtarë për veten e vet, nxënësit bëhen të vetëdijshëm për preferencat e tyre për disa media dhe mesazhe.
Objektivat e të mësuarit Të dy, si prodhuesit edhe përdoruesit e medias veprojnë si rojtarë. Mediat ndërtojnë imazhin tonë të botës. Ato kanë fuqinë për të vendosur atë që kemi mësuar në lidhje me (ruajtjen, vendosjen e prioriteteve). Por nga ana tjetër, ne, përdoruesit e mediave, jemi rojtarë për veten tonë. Ne zgjedhim ose refuzojmë disa media dhe vendosim se cilave mesazhe t’i kushtojmë vëmendjen tonë.
Detyrat e nxënësve Nxënësit reflektojnë për preferencat e tyre për një gazetë të veçantë.
Materialet dhe burimet Faqet e para të dy gazetave të ndryshme, të botuara në të njëjtën ditë. Në klasa të mëdha, dy ose tre çështje të së njëjtës faqeje të parë duhet të jenë në dispozicion.
Fletët e punës së nxënësit 9.1-9.3, tabelë, lapustila, gërshërë dhe ngjitës. Koleksion i sendeve të mediave të shtypit.
Metoda

Prezantime plenare dhe diskutime.

Leksion.

Puna në grup.

Koha në dispozicion Faza 1: Mësuesi prezanton konceptin e rojtarëve. (25 min)
Faza 2: Nxënësit planifikojnë projektin e gazetës së tyre të murit. (15 min)

 

Informacion

Si përdorues, nxënësit reagojnë për dallimet në media, duke preferuar një dhe duke hedhur poshtë një tjetër. Me anë të preferencave të tyre, nxënësit veprojnë si kontrollorë për veten e vet, dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë.

Duke ndryshuar këndvështrimin, nxënësit kuptojnë se redaktorët kanë gjithashtu prioritete të përcaktuara dhe bëjnë zgjedhje. Cilat zgjedhje dhe për çfarë arsye? Me këtë pyetje në mendje, nxënësit do të fillojnë projektin e tyre. Ata do të gjejnë përgjigjet, duke bërë të njëjtin lloj zgjedhjeje– të kuptojnë median, duke prodhuar media. Ata fillojnë detyrën kryesore të kësaj njësie.

Leksioni i mësuesit është i lidhur me procesin e të mësuarit konstruktivist të nxënësve. Mësuesi prezanton konceptin e rojtarit/kontrollorit,  pasi nxënësit kanë parë provat për të. Nga ana tjetër, nxënësit zbatojnë konceptin e ri në projektin pasues, sepse ai jep çështjet kryesore të detyrës së tyre.

Përshkrimi i  mësimit

Përgatitja e mësimit

Tre javë para se të fillojë ky kapitull, mësuesi kërkon nga nxënësit që të mbledhin media të shkruara: gazeta, revista, buletine lajmesh, pamje të reklamave etj. Është e rëndësishme të mblidhen edhe fotografi. Nxënësve u kërkohet të sjellin materialet e tyre në klasë për mësimin e parë të këtij  kapitulli.

Në varësi të hapësirës në dispozicion, materialet renditen dhe paraqiten në tabelat në klasë. Nxënësit do t’i përdorin këto materiale kur punojnë për gazetën e tyre të murit në mësimet 2 dhe 3.

Mësuesi mbledh gjithashtu gazeta dhe revista. Në përgatitjen e mësimit të parë, mësuesi mbështetet në materialin për të marrë çiftet e faqeve të para të gazetave të ndryshme. Faqet e para, për të gjitha grupet, duhet të jenë nga e njëjta ditë, për të lejuar krahasimet brenda grupeve si dhe krahasimin e rezultateve të tyre në raundin plenar. Secili grup duhet të marrë një çift  faqesh të para nga gazeta të ndryshme. Nëse nxënësit mund ta përballojnë, mund të përfshihen edhe faqet e para në gjuhë të huaja.
Adresa www.newseum.org  jep versione në PDF (format A4) të faqeve të para aktuale të gazetave, nga shumë vende evropiane. Nëse mësuesi i përdor këto, ato duhet të kopjohen në Fletët e punës së  nxënësit, në vend të shfaqjes së tyre në tabelë (shih hapin 1.1 më poshtë).

Faza 1: Mësuesi prezanton konceptin e rojtarit

Hapi 1.1: Nxënësit tregojnë preferencat e tyre për një gazetë

Mësuesi ngjit dy faqet e para të gazetave në dërrasën e zezë. Ato formojnë kontrast, për shembull:

  • tabloid dhe një gazetë cilësore;
  • gazetë lokale dhe kombëtare;
  • gazeta që përfaqësojnë qëndrime të ndryshme politike, p.sh. social demokrate dhe neo-liberale.

Nëse kemi në dispozicion disa kopje të së njëjtës faqeje të parë, ato shfaqen me hapësirë ​​të mjaftueshme në mes tyre për t’i mundësuar të gjithë nxënësve një pamje të mirë. Në klasat e mëdha, kjo kursen kohë.

Nxënësit dalin përpara dhe studiojnë të dy faqet e para në heshtje.

Mësuesi kërkon nga nxënësit që të mblidhen para gazetës që preferojnë. Nxënësit formojnë dy grupe dhe, nëse është e nevojshme, një të tretë, për ata që nuk i pëlqejnë të dy gazetat. Nxënësit shkëmbejnë shkurtimisht pikëpamjet e tyre në grupe dhe më pas japin arsyet për zgjedhjet e tyre në një raund plenar.

Mësuesi dëgjon dhe lehtëson shkëmbimin e mendimeve, por nuk komenton për deklaratat e nxënësve apo zgjedhjet e tyre.

Hapi 1.2: Udhëzim: koncepti  kyç  i  rojtarit (kontrollorit).

Mësuesi mban një leksion të shkurtër për të prezantuar konceptin e rojtarit/kontrollorit dhe kuptimin e tij të dyfishtë. Ai e lidh atë me kontekstin që nxënësit kanë dhënë në hapin 1.1. Sikundër sapo e treguan nxënësit, ne zakonisht kemi preferenca shumë të qarta për një gazetë të caktuar, sepse gazetat ndryshojnë shumë nga njëra tjetra. Ne preferojmë një gazetë dhe refuzojmë një tjetër. Në jetën e përditshme, ne mund të preferojnë edhe përdorimin e mediave të tjera, të tilla si TV apo interneti, si burimin tonë të informacionit dhe jo gazetën. Në këtë drejtim shumë të rëndësishëm, ne veprojmë si kontrollorë. Ne vendosim se çfarë medie dhe cilit mesazh i kemi dhënë vëmendjen tonë. Media varet nga ne – pa vëmendjen tonë, përpjekja e tyre është pa vlerë.

Mësuesi ndryshon këndvështrimin: jo vetëm lexuesi vepron si rojtar, por kështu veprojnë edhe redaktorët e gazetave. Ata vendosin se çfarë do të japin për lexuesit për të lexuar. Në këtë drejtim, ne varemi nga media – ne marrim vetëm informacionin që ata kanë zgjedhur.

Koncepti i rojtarit, për këtë arsye, ka dy kuptime: të dy, si prodhuesit edhe përdoruesit e medias, vendosin se cilat mesazhe janë të rëndësishme. Në politikë, rojtarët janë edhe përcaktuesit e agjendës.

Është e qartë se redaktorët kanë bërë edhe zgjedhjet – ato janë të ndryshme, siç vihet re edhe në çiftet e ndryshme  të faqeve të para. Por, për çfarë arsye? Nxënësit do ta shqyrtojnë këtë pyetje në projektin që vijon.

Faza 2: Nxënësit planifikojnë projektin e gazetës së murit

Fletët  e punës së  nxënësit  9.1-9.3

Hapi 2.1 Mësuesi udhëzon nxënësit në detyrën e tyre

Nxënësit formojnë grupe me nga 4-6 vetë dhe krijojnë ekipet e redaktorëve. Ata shfrytëzojnë  dy mësimet e ardhshme për krijimin e një gazete muri.

Ata do të luajnë rolin e rojtarit të redaktorëve dhe të merren me çështje të tilla, si më poshtë vijon:

  • Cilat tema duhet të përfshijmë?
  • Çfarë teme do të zgjedhim të jetë më tërheqësja, historia kryesore?
  • Çfarë mund të mbajmë ose duhet të heqim, meqenëse hapësirën e kemi të kufizuar?

Nxënësit duhet të jenë të vetëdijshëm se këto pyetje tregojnë se çfarë do të thotë liria e shtypit në praktikë – shijim i lirisë, por edhe mbajtje e përgjegjësisë për zgjidhjen e disa problemeve të vështira.

Mësuesi shpjegon anën teknike. Nxënësit mund të përdorin deri në dy tabela. Ata i shkruajnë artikujt e tyre me dorë. Ata mund të kërkojnë, në mediat e shkruara, për fotografi ose diagrame dhe të përdorin median që mund të gjejnë për të marrë informacion. Megjithatë, të dyja, si  hapësira edhe koha e tyre, janë të kufizuara. Gazeta e tyre duhet të jetë e shfaqur deri në fund të mësimit të ardhshëm.

Nxënësit i largojnë tavolinat për të siguruar një sipërfaqe të madhe të mjaftueshme për të shtruar tabelën.

Hapi 2.2 Nxënësit fillojnë projektin e tyre

Nxënësit fillojnë leximin e fletëve të punës sipas udhëzimeve të mësuesit.  Nëse e lejon koha, ata ndërmarrin hapat e mëtejshëm.