Mësimi 2: Çfarë ndodh nëse …?

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 2: Çfarë ndodh nëse …?

Mos zbatimi i rregullave ka pasoja

Objektivat e mësimit Nxënësit diskutojnë pasojat e thyerjes së ligjit. Ata reflektojnë për rregullat e shkollës në lidhje me parimet e drejtësisë, barazisë, pjesëmarrjes dhe respektit.
Detyrat e nxënësve Përmes lojës me role, nxënësit praktikojnë thyerjen e rregullave të shkollës. Ata analizojnë rregullat në shkollën e tyre dhe diskutojnë duke shënuar pasojat reale dhe të mundshme nga thyerja e tyre. Ata tregojnë çfarë do të donin të ndryshonin në rregullat e shkollës, pse do t’i ndryshonin ato dhe si.
Burimet Ngjitës, lapsa, tabelë, lista e rregullave të shkollës për secilin grup, një version i rregullave të shkollës, i shkruar me shkronja të mëdha në tabelë ose në dërrasën e zezë.
Metodat Loja me role në grupe, diskutim plenar, punë në grup.

Përshkrimi i mësimit

Nxënësit formojnë grupe me katër vetë. Ata luajnë rolin e thyerësit të rregullave të shkollës. Grupet diskutojnë rregullat, para se të fillojnë lojën. Rolet  mund të lidhen me:

  • një lojë futbolli;
  • një sjellje e keqe në klasë;
  • lojërat kompjuterike;
  • sjelljen e keqe në oborrin e shkollës;
  • të folurit me zë të lartë gjatë mësimit;
  • përleshja me të tjerët;
  • Etj.

Për çdo rregull të thyer, nxënësit regjistrojnë pasojat ose,  nëse s’ka asnjë, ndonjë pasojë të mundshme. Grupet marrin shënimet dhe kthehen në seancë plenare.

Në seancën e diskutimeve, trajtohen çështjet e mëposhtme:

  • Si i mbështetin rregullat të drejtat dhe përgjegjësitë tona dhe si na ndihmojnë për të jetuar së bashku në siguri, me të drejta të plotësuara dhe në mirëqenie?
  • Pse kemi nevojë për rregulla?
  • Si mund t’i dimë të gjithë se cilat janë rregullat?
  • A janë rregullat të drejta për të gjithë?
  • A ka situata kur rregullat ndryshojnë?
  • Kush duhet t’i bëjë rregullat dhe pse?
  • Çfarë ndodh nëse nuk ndjekim rregullat?

Pas diskutimit, nxënësit kthehen në grupet e tyre me nga katër vetë. Ata diskutojnë nëse duan të ndryshojnë diçka në rregullat ekzistuese të shkollës. Ata vijnë në një përfundim si grup dhe tregojnë ndryshimin  që ata dëshirojnë të bëjnë, duke i ngjitur sugjerimet e tyre për   rregullat e shkollës,  në tabelë ose në dërrasën e zezë.