Ushtrimi 1.3. Identiteti i emblemave

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 1.3. Identiteti i emblemave
Objektivat mësimore

Rritja e vetëbesimit; individët nxiten të njohin dhe lavdërojnë së bashku anët e tyre pozitive.

Grupet gjejnë pikësynimet e tyre të përbashkëta.

Shënim mbi përdorimin Ky ushtrim i lejon nxënësit të përfshihen shumë shpejt me gjithë zemër. Kjo është ideale për një grup mësimor të ngritur rishtas ose në fillim të sesionit të parapërgatitjes.
Burimet Afishe me simbole për secilin grup nxënësish, stilolapsa apo lapsa me ngjyra, fotografi nga revista etj.

Procedura

  1. Duke përdorur një «lojë» grup-formuese (p.sh., duke shpërndarë karta që përputhen për të formuar grupe me zhonglerë, violinistë ) klasa ndahet në tri, gjashtë apo nëntë grupe në varësi të madhësisë së saj. Secili grup s’duhet të ketë më shumë se pesë nxënës. Çdo grup është ose A, B apo C.
  2. Nxënësit punojnë në grupe me nga katër vetë. Çdo nxënësi i jepet një skicë e emblemës me simbole, e cila është e ndarë në katër pjesë dhe ka një listë poshtë saj. Pjesët mund të jenë të prera paraprakisht nga një kopje e dytë,  kështu që mund të ngjiten emblemën fletën kryesore pasi të ketë përfunduar.
  3. Detyra:Përgatitja individuale:

–  mbani shënim,  duke u përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

  • Si e shihni veten?
  • Për çfarë keni nevojë?
  • Çfarë jeni në gjendje të bëni?
  • Për çfarë ju vjen keq kur mendoni për jetën tuaj?

–  tërhiqni (ose zgjidhni) një simbol  ose simbole që paraqitin shënimet tuaja (ngjyra, letër me ngjyrë, fotografi revistash etj.).

Puna në grup:

– Shpjegojuni simbolin ose simbolet tuaja anëtarëve të grupit!
-Ngjitni të gjitha pjesët skicën e emblemës tuaj!
– Gjeni një simbol të përbashkët për grupin tuaj (në mes), një moto për idetë tuaja ( pjesa e sipërme e flamur) dhe një emër për grupin tuaj (pjesa e poshtme e flamurit).

4. Emblemat e përfunduara paraqiten nga një anëtar i grupit në seancë plenare. Emblemat varen në mur pranë njëra tjetrës.

Materialet

V6_P16