Fleta e punës për nxënësit 8.4: Fletë planifikimi për kryetarët

Living Democracy » Textbooks » Fleta e punës për nxënësit 8.4: Fletë planifikimi për kryetarët

Detyra e kryetarit të parë – kryeson debatin

Kryetari drejton debatin dhe sigurohet që debatuesit të  respektojnë rregullat e debatit (shih & Fletën e punës së  nxënësit  8.2) dhe të trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë dhe me respekt. Kryesuesi është neutral dhe nuk priret drejt ndonjërit prej ekipeve në debat.

Në veçanti, kryetari është kontrollues i kohës. Asnjë folës nuk duhet të flasë më shumë se një minutë. Në praktikë kjo do të thotë se pasi minuta ka mbaruar, folësi duhet të përfundojë fjalinë e tij të fundit dhe më pas të ndalet. Nëse është e nevojshme, kryetari me mirësjellje, por në mënyrë të vendosur, e ndërpret folësin dhe i jep fjalën kryetarit të ekipit tjetër.

Pajisje

  • Një kronometër ose orë që tregon saktësisht sekondat. Telefonat celularë mund ta kryejnë një funksion të tillë.
  • Fletë shënimi dhe lapës.
  • Një letër të verdhë dhe një të kuqe letre ose karton, madhësia A7.
  • Shtesa & Fletët e punës së  nxënësit 8.2, 8.5.

Detyra e kryetarit gjatë debatit

  1. Ai hap debatin:
    • Përshëndet ekipet, audiencën si dhe gazetarët e lajmeve.
    • Përmbledhje e shkurtër e debatit, pa ndonjë hollësi që mund të ndihmojnë një anë.
    • Kujtesë për ekipet: lojë e ndershme, zbatim i rregullave.
    • Shpallja e rregullave të kohë-matjes: pas 50 sekondave, kryetari jep një shenjë.
    • Pas një minutë, kryetari ndalon folësin – për të siguruar lojë të ndershme.
  2. Gjatë debatit:
    • Kryetari dëgjon debatin në heshtje.
    • Kryetari monitoron kohën e të folurit dhe i jep shenjë 50-të sekondëshe.
      (Shumë shpesh, kjo është gjithëshka që bën kryetari.)
    • Kryetari ndërhyn nëse folësit kalon për kohën e tyre duke folur për një minutë.
    • Kryetari ndërhyn nëse debatuesit ose audienca ndërpresin folësin në ndonjë mënyrë.
    • Në raste shumë të rënda të sjelljes së keqe ose të padrejtë, kryesuesi tregon kartonin e verdhë ose/dhe të kuqin ndaj një folësi.Kartoni i kuq do të thotë se një folësi duhet të lërë debatin.
  3. Pas debatit:
    • Kryetari njofton se debati është mbyllur.
    • Kryetari falënderon debatuesit dhe publikun.

Roli i kryetarit, pas debatit

Pas debatit, publiku ka një diskutim të shkurtër vijues për debatin (pesë minuta) dhe pastaj
voton për anën që, sipas tij, paraqiti argumentet më bindëse.

Detyra e dytë e kryetarit – kryesimi i votimit të publikut dhe diskutime

  1. Vijim diskutimi  
    • Kryetari njofton se publiku ka pesë minuta gjatë të cilave  mund të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre për debatin. Vendet janë të riorganizuara në një rreth ose gjysmërreth të madh, për të lejuar të gjithë nxënësit që të përballen me njëri-tjetrin.
    • Çdo anëtar i audiencës ka bërë shënime gjatë debatit dhe ka menduar në lidhje me pyetjen se cili grup ka debatuar më bindshëm. Kryetari kërkon një votim me duar – një votim paraprak.
    • Pastaj marrin fjalën nxënësit që kanë pikëpamje të ndryshme. Kryetari u kërkon atyre të shkëmbejnë mendimet në të njëjtën mënyrë si bënë debatuesit, sepse koha është e pakët.
    • Pas pesë minutave kryetari përfundon diskutimin.
  2. Votimi
    • Kryetari shpall votimin. Ai e përsërit çështjen dhe pyetjet që duhet të votohen: cili ekip ju ka bindur më shumë – pohuesi apo mohuesi ? Në këtë pikë nuk ka më diskutime. Kryetari i kërkon një nxënësi të shënojë rezultatet e votimit në dërrasë apo tabelë.
    • Kryetari, së pari, u kërkon nxënësve, që janë më të bindur për anën pohuese, të ngrenë duart. Ai i numëron ato dhe pastaj, në të njëjtën mënyrë, kryen votimin për anën pohuese.
    • Së fundi, nxënësit që abstenojnë – të cilët nuk kanë votuar për asnjë nga ekipet – thirren dhe numërohen.
    • Kryetari lexon rezultatin e votimit, por nuk komenton për të. Ai  falënderon audiencën për diskutimet dhe votën e tyredhe përfundon seancën.