6. Krijimi i Posterit

Living Democracy » Textbooks » 6. Krijimi i Posterit

Një poster ju mundëson të regjistroni punën tuaj dhe t’ua paraqisni atë shokëve të klasës. Është e rëndësishme që një poster të jetë i organizuar në mënyrë të tillë që t’i bëjë njerëzit t’i kushtojnë vëmendje. Posteri duhet t’i bëjë vëzhguesit kureshtarë për të gjetur më shumë gjëra në të.

Në një grup të vogël, shqyrtoni karakteristikat e rëndësishme të një posteri të suksesshëm dhe mendoni për elementet që mund të integrohen në posterin tuaj.

Nëse keni përgatitur tashmë një poster tuajin, ju mund të përdorni këto karakteristika për të vlerësuar një poster tjetër.

Listë kontrolli

Titulli: duhet të jetë i shkurtër dhe interesant; i dukshëm nga distanca.

Shkrimi: duhet të jetë lehtësisht i lexueshëm nga larg. Në qoftë se përdorni kompjuterin, mos  përdorni shkronja  shumë të ndryshme. Shkruani fjali të shkurtra, që janë të dukshme nga distanca.

Piktura, fotografia, grafika: këto duhet të mbështesin atë që keni për të thënë dhe për ta bërë posterin më interesant. Kufizojeni veten në vetëm disa gjëra mbresëlënëse.

Prezantimi: ku duhet të vendoset:  titulli, mbishkrimet, simbolet, kutitë, fotografitë ose vizatimet? Skematizoheni posterin tuaj para se të filloni.

Organizoni me kujdes elementet e  posterit: posteri duhet të plotësojë formatin e zgjedhur, por nuk duhet të jetë i ngjeshur.