Hyrje: Çfarë përmbajnë të nëntë kapitujt (Klasa 1-9)

Living Democracy » Textbooks » Hyrje: Çfarë përmbajnë të nëntë kapitujt (Klasa 1-9)

V5_P5A

Secili prej 9 kapitujve ka objektivat e të mësuarit  të paraqitura me një tabelë që mbulon përmbajtjet kryesore, udhëzimet dhe pyetjet në ndihmë të mësuesit. Çdo tabelë tregon temat dhe përmbajtjen kryesore nga pikëpamja e mësuesit, ndërsa më poshtë janë pyetjet për nxënësit. Tabela ndihmon mësuesit të parashikojnë pyetjet e nxënësve, por mbi të gjitha, i ndihmon ata të kujtojnë objektivat e të mësuarit për çdo kapitull. Në tabelë bëhet dallimi ndërmjet tre dimensioneve: “ushtrimi” , “njohja” dhe  “zbatimi” i të drejtave të njeriut. Broshura në vijim merr parasysh të tre këto aspekte: eksplorimi me bazë detyre, elementet njohës të fitimit të dijeve dhe zbatimi në jetën e përditshme.

 

V5_P5B

Eksplorimi i të drejtave të fëmijëve fillon me klasën e parë dhe përparon, duke u bërë më kompleks drejt klasave më të larta të arsimit të detyruar. Objektiv i këtij manuali është pikërisht mënyra e arritjes së këtij objektivi.

Të nëntë kapitujt, të  përbërë nga veprimtari mësimore, japin shembuj dhe sugjerime konkrete për zbatimin e të drejtave të fëmijëve për vitin e parë të arsimit fillor deri në vitin e fundit të arsimit të detyruar. Në këtë mënyrë, ai përdor modelin spiral të  zhvillimit.

Elementet e mëposhtëm shërbejnë si udhëzime:

  • Hyrje e shkurtër me informacion për kuadrin konceptual dhe të të mësuarit përmes shembullit.
  • Nëntë projekte klase (kapituj) për çdo klasë (1-9), të përbërë nga katër mësime secili.
  • Planifikim i detajuari mësimit.
  • Të mësuarit me bazë detyre: çdo kapitull ka projektin si objektiv.
  • Mjedisi i të mësuarit është i hapur dhe bashkëpunues dhe përputhet me parimet e Edukimit për qytetari dhe për të drejtat e njeriut.
  • Një shtojcë me materiale të larmishme mësimore (duke përfshirë edhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës) dhe me informacione ndihmëse për të drejtat e fëmijëve.

V5_P6A

Pjesa II dhe III ofron informacione ndihmëse dhe materiale mësimore që mund të gjenden në internet ose në tekste të tjera. Ideja ka qenë që të përgatitet një grupim  burimesh të rëndësishme që mund të përdoren menjëherë më klasë, pa shumë kërkime shtesë. Përveç kësaj, tekstet e shkurtëra ofrojnë informacion të vlefshëm për prezantime, si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit. Të drejtat e fëmijëve, të ilustruara në fund të manualit, mund të përdoren në mënyra të ndryshme, në mësime të ndryshme. Ato janë të përshtatshme dhe ofrojnë shumë mundësi për të mësuarit. Ato sigurojnë edhe një nxitës pamor për shumë veprimtari dhe  mund të përdoren si karta kujtese ose karta kuptimi. Komentet nga mësuesit e vendeve të ndryshme tregojnë se, përveç qasjes eksploruese, mund të jenë të dobishme edhe elementet e të ushtruarit dhe të mësuarit jo përmendesh. Megjithatë, kjo nuk e zëvendëson trajtimin e çështjeve të rëndësishme dhe thellimin e të kuptuarit hap pas hapi.

V5_P6B

 

 

 

 

 

 

Fotot: Lea Gut, Fredy Suter