Prospektet për nxënës 6.1: Andrea bën një zgjedhje

Living Democracy » Textbooks » Prospektet për nxënës 6.1: Andrea bën një zgjedhje

Andrea pothuajse ishte gati të niset për në shkollë kur hyri babai i tij në kuzhinë.

“Andrea, mua vërtetë më duhet ndihma jote sot në ara. A nuk mund të rrish sot në shtëpi dhe të mos shkosh në shkollë? Të mbjellat do të dëmtohen nëse i lëmë të rrinë më shumë në arë.”

Andrea nuk u gëzua.

“Babë, unë sot duhet të shkoj në shkollë,” tha ai, “mbahet takimi i parë i këshillit të nxënësve dhe unë jam zgjedhur përfaqësues i klasave të 8-ta.”

“Por ti nuk do të jesh i vetmi, apo?” tha babai i tij, “Nuk do të ketë rëndësi nëse ti nuk shkoni. Ka edhe përfaqësues tjerë të klasave të 8-ta, apo jo?”

“Po, por unë do t’i zhgënjej njerëzit që më kanë zgjedhur nëse unë nuk shkoj. Përveç kësaj, ne sot kemi mësim nga shkencat natyrore. Unë nuk dua ta humbas këtë orë. Unë duhet t’i kaloj provimet nëse do të shkoj në universitet.”

Babai i Andreas murmuriti trishtueshëm.

“Ti flet për të shkuar në universitet thuajse familja jote nuk ka rëndësi fare. Pse nuk mund ta kuptosh se ne na nevojitesh në shtëpi? Çfarë ndihmese do të jesh për ne nëse shkon në universitet? Dhe ku do të shkosh kur të marrish kualifikimet? Nuk ka gjasa që ti të kthehesh këtu, kjo është e sigurt.”

“Ju duhet të jeni të lumtur që unë dua të përparoj në jetë,”bërtiti Andrea i zemëruar”, “ndryshe nga shumica e djemve këtu. Ata nuk kanë ambicie. Ata do të bëjnë punën që e kanë bërë etërit e tyre.”

“Nuk ka asgjë të keqe nëse tregoni pak respekt për  gjeneratën e vjetër,” u përgjigj babai i Andreas, duke ju nxehur gjaku. “Të gjitha bisedat për edukim që po zhvillohen këto ditë mua më kanë lodhur. Mua më duket se ti i ke harruar disa nga vlerat e vjetra, për të cilat ne të gjithë kemi punuar së bashku. Vetëm ti je në kërkim të vetvetes.”

Andrea psherëtiu. Ai i kishte dëgjuar të gjitha këto më herët.

“Babë, nëse unë e gjej një punë të mirë, nuk do të harroj ty dhe familjen. Si mund të mendosh se unë mund ta bëj këtë? A vërtetë dëshironi që unë ta lë shkollën dhe të mos e arrij atë për të cilën mendoj se kam aftësi për ta arritur? Të gjithë mësimdhënësit e mi më thonë se unë mund të jem një shkencëtar i mirë. Ndoshta një ditë do të bëj zbulime të cilat do të ndihmojnë gjithë njerëzimin.

Babai i Andreas e goditi tavolinën.

“Detyra juaj e parë është ajo ndaj familjes dhe këtij komuniteti, posaçërisht tani kur kohërat janë kaq të vështira. Ti po e mbush kokën tënde me ëndrra. Ç’brengoseni ju për botën reale?”

Kjo e lëndoi Andrean por ai nuk deshi ta tregoj këtë. Për një sekondë ai ia nguli sytë babait me një heshtje mosbindjeje. Pastaj plaku u kthye dhe doli nga shtëpia, duke e përplasur derën derisa po largohej.

Andrea u ul dhe psherëtiu. Ai mendoi për një çast dhe vendosi. Ai e morri çantën e shkollës dhe u kthye kah dera. Pastaj u ndal, nxori një fletë të letrës dhe u ul t’i shkruaj një letër të shkurtër babait të tij. Kjo ishte gjëja më e vështirë që ai e kishte bërë në jetë.