Mësimi 1: Përgjegjësia

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 1: Përgjegjësia

Nxënësit diskutojnë bazat e përgjegjësisë

Objektivat e mësimit Nxënësit mendojnë rreth përgjegjësive si një koncept që lidhet me njerëz, objekte ose detyra.
Detyrat e nxënësve Nxënësit mbledhin dhe analizojnë gazeta dhe revista që lexohen në komunitetin e tyre. Ata krijojnë një poster në të cilën nxjerrin rezultatet e tyre.
Burimet Fletë pune.
Metodat Punë në grupe.

Informacion

Përgjegjësia, si koncept,  i ka rrënjët e saj në kontekstet politike të shekujve të 18-të dhe të 19-të, kur veprimi i përgjegjshëm dhe parimet e qeverisjes përfaqësuese u bënë shqetësim i shoqërisë.  Në filozofinë e shekullit të 20-të, theksi u vu në çështjen e vullnetit të lirë: a ishte  personi përgjegjës për veprimet  e kryera ose për  karakterin e tij? Diskutimi përqendrohej më shumë në personin si individ.

Si rezultat, sot është e vështirë të kuptohet koncepti i përgjegjësisë kolektive, e cila është një çështje emergjente në politikën bashkëkohore. Kjo ndodh edhe për shkak se shumë punë e detyra të përditshme, që lidhen me përgjegjësinë,  për shembull, llogaridhënia e ndërsjellë, përcaktimi  sferës së përgjegjësisë së një personi, ose gjykimi i një personi për të qenë sa duhet  përgjegjës për një rol të caktuar, duhet të merren parasysh.

Përshkrimi i mësimit

Nxënësit ulen në karriget e tyre në formën e një rrethi. Mësuesi vendos,  në mes të rrethit, një tabelë ose fletë të madhe letre me titull “Marrja e përgjegjësisë për …”.  Rreth tabelës mësuesi vendos fotografitë e marra nga revistat që tregojnë, për shembull:

  • I përkëdheluri 1
  • I përkëdheluri 2
  • I përkëdheluri 3
  • Grupe njerëzish
  • Një person i vetëm
  • Një fëmijë i vetëm
  • Një liqen/një lumë
  • Ushqime
  • Mobilie
  • Një zemër
  • Plehra.

Pas kësaj, mësuesi, në mënyrë rastësore, vendos skedat me fjalë në dysheme. Këto kanë emrat e sendeve të treguara në fotografitë e shkruara në to.

Pasi nxënësit kanë përfunduar së pari fotot, mësuesi u kërkon që ato t’i përputhin me skedat me fjalë. Teksa përfundon kjo fazë, mësuesi kërkon nga klasa të mendojë për problemin në vijim:

  • Çfarë do të thotë të marrësh përgjegjësi për diçka ose para dikujt?
  • Mendoni për një përvojë të vështirë. Çfarë ishte e vështirë në të dhe çfarë ju pëlqeu?

Është e rëndësishme që mësuesi, fillimisht,  të parashtrojë problemin kryesor dhe më pas të formojë grupet dyshe të nxënësve për të punuar me të. Përndryshe, vëmendja e nxënësve do të jetë e përqendruar në formimin e çifteve dhe jo në zgjidhjen e problemit.

Nxënësit diskutojnë problemin në çifte për disa minuta e, më pas, i bëjnë të njohura mendimet e tyre para tërë klasës. Jo të gjithë nxënësit do të kenë mundësi të japin mendimet e tyre, por kjo do ndryshojë për sa kohë mësuesi bën kujdes që,  jo gjithmonë, para klasës,  të dalë e të flasë i njëjti person.

Pas një diskutimi të shkurtër, nxënësve u jepen detyra të mendojnë rreth profesioneve të ndryshme dhe  si mund të të merret e të  organizohet   përgjegjësia për një punë apo pozicion të veçantë:

  • Duke marrë përgjegjësinë për veten;
  • Marrja e përgjegjësisë për të tjerët;
  • Marrja e përgjegjësisë për gjërat.

Mësuesi i kërkon një nxënësi të shkruajë një liste profesionesh ose punësh, në tabelë ose në dërrasën e zezë.

Në çerekun e fundit të orës së mësimit, nxënësve u jepen detyra për të prodhuar një tekst të shkurtër (në të njëjtat çifte) dhe ta përfundojnë atë tekst si detyrë shtëpie.

Detyra:

“Zgjidhni një punë ose profesion nga lista. Ndoshta ju njihni dikë që e bën këtë punë. Nëse dëshironi, mund të zgjidhni edhe një punë ose profesion që mungon në listë. Shkruani një tekst të shkurtër në lidhje me këtë punë dhe përgjegjësitë e personit që e bën atë lloj pune:

  • Përshkruani punën që duhet të bëhet nga bërësi  i kësaj pune.
  • Për kë duhet ai të marrë përgjegjësinë?
  • Nëse personi nuk merr përgjegjësi, çfarë pasojash do të ketë për vendin, familjen, shkollën ose komunitetin?
  • Ç’mund të jetë e vështirë për personin që e bën  këtë punë?

Tekstet duhet të jenë shkruar në mënyrë të tillë që të mund të varen edhe në murin e klasës. Do të ishte më e dobishme, nëse çdo teksti do të bashkëngjitni një vizatim, një ilustrim, një kolazh ose një foto për të krijuar një poster.”