2. Rezultatet e projektit tëEQD/EDNJ

Living Democracy » Textbooks » 2. Rezultatet e projektit tëEQD/EDNJ

Vitet e para të projektit  iu kushtuan përcaktimit të koncepteve kryesore.  Disa prej publikimeve të këtyre viteve  trajtojnë çështjet e nevojës së një strategjie dhe të aftësive për ushtrimin e qytetarisë demokratike. Në vitin 2002, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës miratoi Rekomandimet për Edukimi për Qytetari Demokratike (Recommendation Rec(2002)12). Ky ishte dokumenti i parë  që i kushtohej kësaj çështjeje në nivel evropian (Dokumenti i  dytë madhor është Karta e Këshillit të Europës për Edukimi për Qytetari Demokratike dhe për të Drejtat e Njeriut,23, 24 shih më poshtë). Ai përcakton që EQD duhet të bëhet  “objektiv parësor i politikë bërjes dhe i reformave në arsim”.25

Në vitin 2002 u ngrit rrjeti i koordinatorëve të EQD/EDNJ, i përbërë nga  përfaqësues të  shteteve  anëtare, i cili kishte si qëllim të lehtësonte procesin e shkëmbimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare në këtë fushë. Ky rrjet është shndërruar në një vlerë të pallogaritshme për  nxitjen dhe zhvillimin e EQD/EDNJ. Në rajone të veçanta të Europës u zbatuan projekte rajonale, si për shembull, në Europën Juglindore. Viti 2005 u shpall Viti Europian i Qytetarisë përmes Arsimit me parullën “Të mësojnë dhe të jetojmë Demokracinë”. Viti 2005 shërbeu si një ngjarje e veçantë për  rritjen e vetëdijes në shtetet anëtare për EQD/EDNJ.  Në një mënyrë ose në një tjetër, pothuajse të gjitha shtetet anëtare morën pjesë në “Vitin” e qytetarisëdhe vlerësimi  i bërë nga partnerë të shumtë për të përbën një përvojë shumë pozitive në këtë fushë.

Megjithatë, që në fillim ishte e qartë se ta bësh realisht edukimin për qytetari demokratike dhe edukimin për të drejtat e njeriut përparësinë më të lartë të politikave arsimore në shtetet anëtare nuk  detyrë e thjeshtë, megjithë përvojat e ndryshme që ekzistojnë në secilin prej tyre në këtë drejtim.

Ta bësh EQD/EDNJ një objektiv themelor të sistemit arsimor kërkon një filozofi të re, si nga pikëpamja e metodologjisë, ashtu edhe nga pikëpamja e punës organizative.  Studimet  e kryera në kuadrin e këtij projekti, duke përfshirë këtu edhe “Studimin mbarë Europian për politikat e EQD”,26 shtrojnë  nevojën për  përgatitjen e dokumenteve dhe instrumenteve praktikë, që do të shërbejnë për ngushtuar hendekun ndërmjet politikës  dhe  praktikës.  Për këtë arsye, përgatitja e dokumenteve dhe e instrumenteve të tillë, shkëmbimi i praktikave të mira dhe rritja e bashkëpunimit, ndërmjet dhe brenda vetë shteteve anëtare, u bënë  përparësi të projektit  për vitet 2006-2009.  Këto përparësi përcaktuan edhe tri fusha kryesore pune: zhvillimi i politikës, trajnimi i profesionistëve në arsim dhe qeverisja demokratike e institucioneve arsimore.  Për të gjitha fushat, Këshilli i Europës  zhvilloi instrumente praktike siç janë edhe këto manuale për mësuesit.

Puna e shumë viteve, kulmoi  në maj të vitit 2010, me miratimin e Kartës së Këshillit të Europës për Edukimin për Qytetari Demmokratike dhe Edukimin për të Drejtat e Njeriut, në kuadrin  e  Rekomandimit  (CM/Rec(2010)7  të Komitetit tëMinistrave të të gjithë47shteteve anëtare të Këshillit të Europës). Ky dokument kuadër politik  do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për të gjithë Europën  dhe do të përdoret si bazë për punën e ardhshme të Këshillit të Europës në këtë fushë.

23. Nga Olof Olafsdottir, Drejtor, Drejtoria e Edukimit dhe e Gjuhëve e Këshillit të Europës.
24. Karta e KE për EQD/EDNJ e  miratuar në kuadrin e Rekomandimit (CM/Rec(2010)7 të Komitetit të Ministrave.
25. Recomandimi Rec(2002)12, Komiteti i Ministrave i KE drejtuar shteteve anëtarepër edukimi për qytetari.
26. Birzea et al. (2004), Studimi mbarë europian për politikat e EQD, Botimi i KE, Strasbourg.