Ushtrimi 1.5. – Shkopinjtë kineze

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 1.5. – Shkopinjtë kineze
Objektivat mësimore Nxënësit të stërviten për të zotëruar aftësitë e lojtarëve të ekipit. Ata përjetojnë se çfarë do të thotë të varesh nga të tjerët dhe këta të kenë nevojë të varen prej tyre (ndërvarësia).
Burimet Shkopinjtë kinezë ose lapsa, stilolapsa etj. (rreth 15 cm të gjatë).

Procedura

  1. Klasa ndahet në grupe me rreth tetë nxënës secili. Grupeve u thuhet se atyre u duhet të përshkojnë një largësi të caktuar (nëse ka mundësi, ushtrimi duhet të bëhet jashtë ndërtesës së shkollës).
  2. Grupet qëndrojnë në rreshta, rreth 1–1.5 metra larg tyre.
  3. Nxënësit i mbajnë shkopinjtë kinezë (ose stilolapsa, lapsa) te majat e gishtërinjve tregues. Tanimë shkopinjtë i lidhin nxënësit së bashku.
  4. Tani grupet duhet të vrapojnë drejt një synimi të vendosur që më parë, për shembull,klasa apo skaji i oborrit të shkollës. Nëse dy nxënësve u bien shkopinjtë, tërë skuadra duhet të kthehet në pikën e nisjes dhe t’ia fillojë përsëri prej andej. Skuadrat janë të lira për të zhvilluar teknikën dhe strategjinë më të mirë për të lëvizur me shpejtësi drejt pikësynimit pa u rënë shkopinjtë.Këto rregulla, mund të zbatohen pak a shumë me përpikëri, pavarësisht sa e vështirë mund të jetë kjo detyrë për nxënësit.

Shtojcë

  1. Disa nxënës mund të veprojnë si vëzhgues të jashtëm, që mund të japin mendimet e tyre për  mënyrën e bashkëpunimit të grupeve me njëra-tjetrën.
  2. Veprimtaritë mund të filmohen për të treguar format e ndryshme të sjelljes.