2 – Fletë pune 16: Qeverisja dhe menaxhimi në shkollë46

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 16: Qeverisja dhe menaxhimi në shkollë46

Një shkollë mundet  të vlerësohet duke parë edhe mënyrën sesi janë reflektuar proceset e EQD/EDNJ në mënyrën se si është qeverisur shkolla. Në këtë drejtim, është përdorur termi “qeverisje demokratike e shkollës”. Në këtë kontekst, janë të pranishme dy lloje procesesh që duhet të dallohen nga njëra-tjetra:

Qeverisja Menaxhimi

Hapja e shkollës dhe sistemit arsimor

arrow-down“Ne qeverisim sende ose qënie, sjelljet e të cilëve nuk mund të parashikohen totalisht.”

Dimensionet teknike dhe instrumentale të qeverisjes

arrow-down“Ne menaxhojmë sende ose qënie, sjellja e të cilëve është e lehtë të parashikohen.”

Ne negociojmë, bindim, merremi vesh, zbatojnë presion etj., sepse nuk kemi kontroll të plotë të atyre që ne qeverisim. Ne udhëzojmë dhe urdhërojmë, sepse mendojmë se kemi pushtet të fuqishëm dhe legjitim për të vepruar në këtë mënyrë.

Kësisoj, menaxhimi përshkruan aspektet organizative dhe dimensionin teknik dhe operativ në një shkollë ose në sistemin arsimor. Nëpërmjet prezantimit të proceseve gjithnjë e më të hapura në shkollë, të cilat karakterizohen nga nevoja dhe interesa të ndryshme, është përdorur termi “qeverisje” (Këshilli i Evropës, Qeverisja Demokratike e Shkollave, 2007, fq. 9).

Përfitimet e qeverisjes demokratike të shkollës mund të përmblidhen në këto pika (po aty, fq. 9):

  • për të përmirësuar disiplinën;
  • për të reduktuar konfliktin;
  • për të bërë shkollën më konkurruese;
  • për të siguruar ekzistencën e ardhshme të demokracive të qëndrueshme.

46. Për vlerësimin e shkollës nga pikëpamja e EQD/EDNJ ne kemi përgatitur treguyes në fletën e punës 11.